"Nuk shitet Shqipëria"/ 99 ditë revoltë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën, oshëtin bulevardi: Shqipëria kërkon revolucion
"Dy kërkesa janë urgjente, dorëheqja e Ramës dhe qeveria teknike"/ Protestuesi: Nesër 100-ditëshi, protestë k...
"Dy kërkesa janë urgjente, dorëheqja e Ramës dhe qeveria teknike"/ Protestuesi: Nesër 100-ditëshi, protestë k...
Berisha nga SHBA: Nga kjo platformë kam një kushtrim për të gjithë shqiptarët në botë, Shqipëria du...
Vatër zjarri në kodrat e Peshkëpisë në Selenicë, era favorizon përhapjen e flakëve 6 Shtator, 16:26 ...
Zbulohet si funksiononte skema e shitjes së drogës në Ksamil, anëtarët e grupit vinin nga Tirana dhe Elbasani vetë...
Sipas Policisë së Tiranës, grupi i protestuesve u grumbullua rreth orës 20:00 në rrugën “Ismail Qemali”, në anën jugore të Kryeministrisë, ku bllokuan hyrje-daljet e institucionit. Në atë kohë, në Kryeministri ndodheshin personalitete të larta shtetërore.
TIRANË- Arrestohen 14 persona dhe procedohen penalisht në gjendje të lirë 3 të tjerë, në lidhje me protestën e zhvilluar mbrëmë në Tiranë. Sipas Policisë së Tiranës, grupi i protestuesve u grumbullua rreth orës 20:00 në rrugën “Ismail Qemali”, në anën jugore të Kryeministrisë, ku bllokuan hyrje-daljet e institucionit. Në atë kohë, në Kryeministri ndodheshin personalitete të larta shtetërore.
Sipas policisë, protestuesve iu bë e ditur se veprimet e tyre ishin në kundërshtim me ligjin, pasi pengonin qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e lirë të personaliteteve shtetërore. Për këtë janë arrestuar në flagrancë 14 persona mes tyre Dritan Goxhaj, Arben Kola dhe Arvina Lleshi.
Të gjithë personat e arrestuar nga policia janë Dritan Goxhaj, Junik Matoshi, Edison Lika, Erlind Almeta, Sokol Bushi, Lulzim Gjini, Valtion Shameti, Florian Manarkolli, Desiderjo Alimucaj, Bora Mitrovica, Arvina Lleshi, Ylli Brahaj, Arben Kola dhe Aumiraldi Dalliu. Ndërkohë që ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për tre të tjerë.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Kundërshtuan me forcë punonjësit e Policisë dhe bllokuan hyrje-daljet e Kryeministrisë, në kohën kur në këtë institucion të rëndësisë së veçantë ndodheshin personalitete të larta shtetërore, arrestohen 14 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me tubimin e zhvilluar më datë 01.09.2026, pranë Kryeministrisë:
-u arrestuan në flagrancë shtetasit: D. G., 50 vjeç; J. M., 38 vjeç; E. L., 28 vjeç; E. A., 35 vjeç; S. B., 50 vjeç; L. Gj., 47 vjeç; V. Sh., 52 vjeç; F. M., 22 vjeç; D. A., 29 vjeç; B. M., 34 vjeçe; A. Ll., 28 vjeçe; Y. B., 38 vjeç; A. K., 46 vjeç dhe A. D., 30 vjeç.
-u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. J., 47 vjeç; A. T., 54 vjeç dhe A. G., 56 vjeç.
Më datë 01.09.2026, rreth orës 20:00, një grup pjesëmarrësish në tubim u grumbulluan në rrugën “Ismail Qemali”, në anën jugore të Kryeministrisë, ku bllokuan hyrje-daljet në ambientet e këtij institucioni, në kohën kur aty ndodheshin personalitete të larta shtetërore. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë krijuan një kordon sigurie, me qëllim moslejimin e depërtimit të mëtejshëm brenda perimetrit të sigurisë.
Tubuesit vijuan qëndrimin në rrugën “Ismail Qemali”, përpara hyrjes së Kryeministrisë, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të punonjësve të Policisë, për rreth 30 minuta, nëpërmjet megafonit, për shpërndarjen e tubimit dhe lirimin e rrugës.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë, nëpërmjet megafonit, u bënë të ditur pjesëmarrësve në tubim se veprimet e tyre ishin në kundërshtim me ligjin, në cenim të rendit dhe qetësisë publike, si dhe të perimetrit të sigurisë së institucionit të rëndësisë së veçantë. Gjithashtu, iu bë e ditur se, si pasojë e tubimit, ishte penguar qarkullimi i mjeteve të transportit dhe lëvizja e lirë e personaliteteve të larta shtetërore.
Pavarësisht thirrjeve të Policisë, tubuesit vijuan me thirrje dhe veprime aktive për kundërshtimin me forcë të punonjësve të Policisë të planëzuar në kordonin e sigurisë.
Në momentin që punonjësit e Policisë po kryenin zhvendosjen e tubuesve, me qëllim lirimin e hyrje-daljeve të Kryeministrisë dhe lirimin e rrugës, tubuesit bënë rezistencë aktive, u ulën në rrugë, vijuan bllokimin e hyrjes së institucionit dhe të rrugës, si dhe goditën dhe shtynë punonjësit e Policisë.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”./Dosja.al
Protesta TIRANË- 14 persona janë arrestuar në lidhje me protestën e zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku pati tens...
KOSOVË- Një dokument me autorësi ende të pasqaruar publikisht, i përfshirë në aktakuzën për spiunazh ndaj Fatmir ...
Foto Ilustruese TIRANË- Korrupsioni mbetet pengesa kryesore që ngadalëson ose pengon reformat ekonomike dhe sociale në Shqipëri, n...
TIRANË- Dita e sotme do të ketë temperaturat më të larta të javës. Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të q...
pamjet TIRANË- Tensionet dhe përplasjet mes qytetarëve dhe forcave të policisë pranë Komisariatit nr. 3 në Ti...
pamjet TIRANË- Tensione dhe përplasje pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë po vijojnë ende. Situata u tensionua mes ...
TIRANË- Tensione janë shënuar te Komisariati Nr. 3, ku efektivët e policisë janë përplasur me protestuesit dhe kanë te...
TIRANË- Situata është tensionuar te komisariati nr 3 mes policisë dhe protestuesve. Protestuesit po vijojnë qëndr...
TIRANË- Tubimi i 94-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama është zhvendosur te komisariatet ku mbahen qytetarët e sh...
foto ilustruese KORÇË – Një konflikt ka ndodhur mes dy vëllezërve mbrëmjen e kësaj të marte në qytetin...