"Nuk shitet Shqipëria"/ 99 ditë revoltë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën, oshëtin bulevardi: Shqipëria kërkon revolucion
"Dy kërkesa janë urgjente, dorëheqja e Ramës dhe qeveria teknike"/ Protestuesi: Nesër 100-ditëshi, protestë k...
"Dy kërkesa janë urgjente, dorëheqja e Ramës dhe qeveria teknike"/ Protestuesi: Nesër 100-ditëshi, protestë k...
Berisha nga SHBA: Nga kjo platformë kam një kushtrim për të gjithë shqiptarët në botë, Shqipëria du...
Vatër zjarri në kodrat e Peshkëpisë në Selenicë, era favorizon përhapjen e flakëve 6 Shtator, 16:26 ...
Zbulohet si funksiononte skema e shitjes së drogës në Ksamil, anëtarët e grupit vinin nga Tirana dhe Elbasani vetë...
Më herët Moreira ka shërbyer si Drejtuese e Përfaqësisë së Komisionit Evropian në Portugali.
TIRANË- Ambasadorja e re e BE në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa dorëzon sot kredencialet tek Bajram Begaj. Diplomatja portugeze do të zëvendësoje italianin Silvio Gonzato.
Diplomatja portugeze ka një përvojë të gjatë në institucionet dhe strukturat diplomatike evropiane. Para emërimit si ambasadore e BE-së në Shqipëri, ajo ka shërbyer si Drejtuese e Përfaqësisë së Komisionit Evropian në Portugali. Më herët, Moreira de Sousa ka mbajtur edhe postin e Ambasadore së Bashkimit Evropian në Kepin e Gjelbër.
Në fillimet e karrierës, ajo ka punuar në departamentin e marrëdhënieve ndërkombëtare të Agjencisë Europiane të Hapësirës, ku është angazhuar në aspektet ndërkombëtare të programit satelitor Galileo.
Në vitet 2005-2006, diplomatja portugeze ka shërbyer si këshilltare e lartë e Përfaqësuesit Special të BE-së për Kaukazin, një detyrë që e ka përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në zhvillimet politike të rajonit. Më pas, deri në vitin 2014, ajo ka qenë këshilltare e lartë e zëvendëssekretarit të Përgjithshëm të BE-së dhe pjesë e strukturave që merreshin me negociatat për çështje të lidhura me Iranin dhe marrëdhëniet e BE-së me Partnerët Lindorë.
Ajo ka drejtuar gjithashtu programe trajnimi në Akademinë e Drejtësisë Europiane në Trier të Gjermanisë, ku është marrë me përgatitjen e kurseve për gjyqtarë dhe magjistratë mbi të drejtën dhe jurisprudencën europiane. Para angazhimit në institucionet europiane, Moreira de Sousa ka ushtruar profesionin e avokates për dy vjet në një studio ligjore në Porto, qytetin e saj të lindjes. Diplomatja portugeze ka studiuar drejtësi në Portugali dhe ka përfunduar një program LLM në të Drejtën Ndërkombëtare dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Universitetin e Hamburgut, në Gjermani./Dosja.al
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar pas dhunës së ushtruar një ditë më par&...
TIRANË- Me anë të një shkrese të firmosur nga ambientet e paraburgimit dhe të shpërndarë në media të shtun&e...
TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë të ditur se SPAK është përfshirë në p&e...
Kuvendi KOSOVË- Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është shpallur fajtor për hedhje t&...
Sali BerishaSali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas protestës së zhvilluar mbrëmjen e so...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të Gjermanisë se Rusia qëndron pas sulmit me dron në aerop...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kreu i LVV-së, Albin Kurti, ka folur lidhur me ...
Vjosa Osmani KOSOVË- Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani para mbledhjes me Grupin Parlamentar të kësaj partie...
Lumir Abdixhiku KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se gjashtë deputetë të partisë s...
Erion Veliaj TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka miratuar sot nga qelia vendimet e para. Sipas njoftimit të Bashkisë s&eu...