LIVE UPDATES
Bota

Ligjvënësit amerikanë shqyrtojnë lidhjet e Rusisë dhe Kinës me rebelët Huthi

Në një seancë më 1 shtator të Nënkomisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, ligjvënësit dhe ekspertët u përqendruan te zgjerimi i lidhjeve operative, të inteligjencës dhe të prokurimit të rebelëve Huthi me Moskën dhe Pekinin.

2 Shtator 2026, 15:05 Nga G.M
Ligjvënësit amerikanë shqyrtojnë lidhjet e Rusisë dhe
Mbështetësit e grupit rebel jemenas, Huthi në Sana. Fotografi ilustruese nga arkivi.

IRAN- Irani mbetet mbështetësi kryesor i huaj i rebelëve Huthi, por Rusia dhe Kina po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen në Uashington për shkak të lidhjeve të tyre me grupin militant jemenas.

Në një seancë më 1 shtator të Nënkomisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, ligjvënësit dhe ekspertët u përqendruan te zgjerimi i lidhjeve operative, të inteligjencës dhe të prokurimit të rebelëve Huthi me Moskën dhe Pekinin. Seanca, e zhvilluar pasi Kongresi amerikan u rikthye nga pushimi veror, riktheu vëmendjen te rrjeti rajonal i Teheranit dhe roli në rritje i fuqive të tjera që mbështesin grupin rebel jemenas.

Rebelëtt kontrollojnë pjesën më të madhe të Jemenit verior, përfshirë kryeqytetin Sana, pas më shumë se një dekade lufte civile kundër forcave që mbështesin Qeverinë e njohur ndërkombëtarisht. Arabia Saudite ndërhyri kundër grupit në vitin 2015, por luftimet në shkallë të gjerë u reduktuan pas një armëpushimi të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara në vitin 2022, por pa një marrëveshje të qëndrueshme politike.

Kjo qetësi e brishtë është vënë sërish nën trysni në vitin 2026, me rebelët HUthi dhe Arabinë Saudite që kanë rifilluar sulmet e ndërsjella, teksa përplasjet më të gjera mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po përhapen edhe në Jemen dhe në Detin e Kuq. OKB-ja ka paralajmëruar për rikthim të konfliktit në shkallë të gjerë.

“Objektiva ekspansioniste”

Ligjvënësit amerikanë e pyetën panelin se si përfshirja e Moskës dhe Pekinit në Lindjen e Mesme lidhet me një fushatë më të gjerë kundër interesave perëndimore. Ligjvënësi Joe Wilson (republikan nga Karolina e Jugut) e paraqiti kërcënimin e rebelëve Huthi si pjesë të një sfide më të gjerë nga shtetet autoritare.

“Rebelët Huthi kanë objektiva ekspansioniste, të nxitura ideologjikisht, të cilat shtrihen përtej Jemenit”, tha Wilson, duke shtuar se grupi po ndërton rrjete me “grupe terroriste dhe kundërshtarë shtetërorë të SHBA-së, si krimineli i luftës [presidenti rus, Vladimir] Putin, dhe Partia Komuniste Kineze”.

Wilson i lidhi këto raporte me pushtimin rus të Ukrainës dhe sulmet e mbështetura nga Irani në Lindjen e Mesme.

“Ne jemi në një luftë, besoj, që nuk e zgjodhëm dhe që është një luftë e diktatorëve që qeverisin me forcën e armës, duke pushtuar demokracitë që qeverisin me sundimin e ligjit”, tha ai.

Wilson përmendi po ashtu përdorimin nga militantët jemenas të “dronëve nënujorë shumë të sofistikuar, të cilët rebelët Huthi nuk do të kishin mundur t’i zhvillonin vetë”, si dëshmi të mbështetjes së drejtpërdrejtë nga kundërshtarë të huaj.

“Një raport që po evoluon”

Nadwa Al-Dawsari, eksperte për Jemenin dhe bashkëpunëtore në Institutin e Lindjes së Mesme, u tha ligjvënësve amerikanë se “ka pasur disa dëshmi se rebelët po ndërtojnë lidhje me Rusinë dhe Kinën”.

Sulmet e rebelëve jemenas ndaj anijeve në Detin e Kuq dhe përreth tij janë përshkallëzuar javët e fundit, përfshirë sulmet ndaj anijeve që kalojnë në Ngushticën e Bab el-Mandebit, një pikë kyç që lidh Detin e Kuq me Gjirin e Adenit. Përshkallëzimi vjen teksa konflikti SHBA-Iran ka shkaktuar pengesa në transportin detar përmes Ngushticës së Hormuzit, një tjetër rrugë kryesore për tregtinë globale.

Al-Dawsari iu referua raporteve se operativë rusë ndodheshin në Sana, duke ndihmuar rebelët Huthi në shënjestrimin e anijeve në Detin e Kuq “me informacione dhe mbështetje teknike”. Ajo po ashtu iu referua vlerësimeve të zyrtarëve amerikanë se një kompani satelitore, e lidhur me ushtrinë kineze, kishte ofruar informacione të inteligjencës duke ndihmuar rebelët jemenas për sulmet ndaj luftanijeve amerikane dhe anijeve tregtare.

Al-Dawsari tha se dokumentet e Departamentit amerikan të Thesarit tregonin se armë, komponentë me përdorim të dyfishtë, si dhe pjesë për dronë dhe raketa ishin siguruar për rebelët Huthi nga Kina dhe Rusia. Ajo tha po ashtu se të dyja fuqitë u kishin ofruar mbrojtje diplomatike në Kombet e Bashkuara, duke abstenuar në rezolutat e Këshillit të Sigurimit që dënonin sulmet detare të rebelëve jemenas.

“Pra, ekziston një raport dhe ai po evoluon”, tha Al-Dawsari, duke shtuar se partneriteti synon të zgjerojë ndikimin rus dhe kinez në rajon “në dëm të Shteteve të Bashkuara”.

Kina si qendër e prokurimit

Kryetari i Nënkomisionit, Mike Lawler (republikan nga Nju Jorku), e pyeti Al-Dawsarin për rrjetet ndërkombëtare që lehtësojnë sigurimin e financave dhe armëve nga grupi militant jemenas. Duke sqaruar se nuk ishte specialiste për financimin e terrorizmit, Al-Dawsari dha një vlerësim të drejtpërdrejtë për zinxhirin e furnizimit me armë, duke thënë se “shumica e kontrabandës së armëve për rebelët Huthi kalon përmes kompanive kineze”.

Ajo i bëri thirrje Uashingtonit t’i bëjë presion Pekinit që të shënjestrojë kompanitë private kineze që lehtësojnë transferimin e armëve. Al-Dawsari theksoi se, ndonëse sanksionet amerikane kanë goditur financat formale të grupit, rebelët jemenas ende gjenerojnë rreth 2 miliardë dollarë në vit nga tregtia e paligjshme e naftës dhe mbështeten në një “rrjet të gjerë kontrabande” për të rigjeneruar kapacitetet e tyre ushtarake.

Lidhjet me Rusinë dhe autonomia e rebelëve Huthi

Allison Minor, drejtoreshë e Projektit për Integrimin në Lindjen e Mesme në Këshillin e Atlantikut, tha në fjalën e saj në Kongres se sulmet ushtarake amerikane dhe izraelite “kanë kontribuar në bashkëpunimin e ri mes rebelëve Huthi dhe Rusisë”. Por, ajo paralajmëroi se vetëm ndërhyrja ushtarake nuk do ta eliminonte kërcënimin.

“Realiteti është se rebelët Huthi lulëzojnë në një mjedis lufte, veçanërisht në një mjedis të karakterizuar nga ndërhyrja e huaj”, u tha ajo anëtarëve të panelit.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të ligjvënësit Rob Zinke (republikan nga Montana) lidhur me zinxhirin komandues të grupit, Minor theksoi se ndonëse Teherani ka “ndikim të madh”, udhëheqësi i rebelëve Huthi, Abdul-Malik al-Houthi, ka fjalën e fundit sa i përket vendimmarrjes.

“Unë do të argumentoja se rebelët Hithi janë edhe më të rrezikshëm se një përfaqësues iranian”, tha Minor. “Ata kanë ambicie të mëdha dhe ndonjëherë kanë dëshmuar se janë më të pamatur në ndjekjen e këtyre ambicieve nga sa do të prisnim edhe ne”.

Ajo shtoi se aparati ushtarak dhe i inteligjencës i grupit është shumë më i fuqishëm se krahu i tij politik.

Debati mbi strategjinë

Seanca në Dhomën e Përfaqësuesve vuri në pah debatin e fortë mbi mënyrën se si Uashingtoni duhet t’i përgjigjet kërcënimit të grupit militant. Anëtari i ri kryesor i opozitës në nënkomision, ligjvënësi Jared Moskowitz (demokrat nga Florida), i pyeti pjesëmarrësit se çfarë alternativash kishte Uashingtoni nëse ndërhyrja ushtarake dhe sanksionet ekonomike do të dështonin.

Al-Dawsari bëri thirrje për mbështetje më të madhe nga SHBA-ja dhe vendet e rajonit për forcat e qeverisë jemenase.

“SHBA-ja duhet të shqyrtojë mundësinë e armatosjes dhe trajnimit të forcave jemenase në bashkëpunim me Arabinë Saudite”, tha ajo, duke argumentuar se ndihma për forcat legjitime për të rimarrë territorin do t’u hiqte rebelëve të ardhurat, pikat e nisjes së sulmeve dhe rrugët e kontrabandës detare.

Ligjvënësi Brad Schneider (demokrat nga Ilinoisi) ngjashëm ngriti shqetësime për shmangien e një angazhimi ushtarak amerikan, duke e kufizuar në mënyrë efektive grupin. Minor, ndërkaq, paralajmëroi kundër përfshirjes më të thellë ushtarake të SHBA-së.

“Lufta në Jemen nuk është luftë e SHBA-së dhe ne nuk duhet ta bëjmë tonën”, tha ajo duke bërë thirrje që presioni ushtarak amerikan të lidhet me një strategji më të gjerë politike, krahas angazhimit të qëndrueshëm diplomatik dhe riemërimit të një të dërguari të posaçëm amerikan për Jemenin.

Pavarësisht lidhjeve në zgjerim të rebelëve Huthi me Rusinë dhe Kinën, roli i Iranit ishte në fokus të seancës. Al-Dawsari tha se komandantë të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) kishin udhëtuar në Jemen për t’i përgatitur rebelët për sulme.

“Nëse lufta me SHBA-në vazhdon dhe presioni përmes Ngushticës së Hormuzit bëhet më pak i zbatueshëm për Iranin, mund të presim që rebelët Huthi të përshkallëzojnë veprimet në Detin e Kuq”, paralajmëroi ajo./REL

iran

Sondazh

Poll

Pas fjalimeve para kryeministrisë qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Pas fjalimeve para kryeministrisë qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

PAMJE dramatike nga zjarri në Tërbun të Pukës, flakët shkrumbojnë masivin pyjor

99 ditë revoltë kundër qeverisë Rama/ Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen

Bie zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, në rrezik dy shtëpi

Thirrja e Berishës nga Amerika: Diaspora të bashkohet me protestën qytetare në Shqipëri...

Berisha: Kam besim se SHBA do t’i ndihmojnë shqiptarët në betejën kundër narkoshtetit

Berisha nga SHBA: Nga kjo platformë kam një kushtrim për të gjithë shqiptarët në botë

Berisha me shqiptarët në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre

Berisha me shqiptarët në Amerikë: Diaspora në Shtetet e Bashkuara është fati i bardhë...

Këlliçi nga New Jersey: Takimi më madhështor i organizuar ndonjëherë nga një politikan shqiptar

Katër vatra zjarri regjistrohen në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi nga era

“Hajde ikim se na q*** nanën”/ Shqiptarët hyjnë në shtëpinë e influenceres spanjolle...

Momente nga takimi i Berishës me përfaqësuesit e Diasporës në SHBA: 46% e shqiptarëve janë larguar..

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska tregtimi

Pagat e magjistratëve, Rama:Secili institucion është në vendin e vet, çdo gjë tjetër është humbje...

"Ja ku ka gabuar SPAK"/ Rama përballë 300 pyetjeve: S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës!

Zjarri vijon prej 24 orësh në kodrat e Bardhajve, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Banesa, ullishte e sipërfaqe pyje të shkrumbuara, ja çfarë la pas zjarri që "përpiu" Himarën

Zjarr në qarkun e Shkodrës, flakët përhapen me shpejtësi

Rama bën rolin e avokatit mbrojtës të Serbisë: Duhet ta kemi në tryezën e BE-së

Pas betejës me flakët, ja çfarë la pas zjarri në Himarë

Rama: Integrimi gradual është mënyra e vetme për tu futur në BE

Regjistrohet një vatër zjarri në Selenicë, zjarrfikëset në vendngjarje

Flakët pushtojnë Himarën, dy banesa janë djegur dhe 40 të tjera rrezikohen

PAMJE të frikshme nga zjarri në Himarë/ Dy banesa të shkrumbuara dhe 40 të tjera në rrezik

Himara në "Ferr", nis evakuimi i disa banorëve, zjarri merr përmasa masive

Zjarri masiv në Himarë, përkeqësohet situata, flakët u afrohen banesave

Pas fjalimeve para kryeministrisë qytetarët nisin marshimin, thirrje në kor: Nuk shitet Shqipëria

Zjarr në një hotel në Velipojë, evakuohen pushuesit! Zjarrfikëset në vendngjarje

Zjarr masiv edhe në Himarë, era e fortë favorizon flakët

Zjarr në fshatin Picar të Gjirokastrës, flakët në afërsi të banesave, banorët në alarm

97 ditë revoltë kundër qeverisë Rama/ Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë

"Kur do të vijnë"/ Zjarri përfshin Fierin, banorët të zemëruar: Ku është zjarrfikësja?

Përplasja e biznesmenëve në Vlorë/ Lamallari: Personat në kërkim do të gjenden e do të dalin para...

Situata e zjarrit në Qafën e Koshovicës kritike, bllokohet qarkullimi në aksin Fier-Levan

PAMJE APOKALIPTIKE/ Zjarri në Levan merr përmasa të mëdha, banorët me çanta në krahë...

Shtëllunga e tymit nga zjarret në Fier arrijnë në Vlorë, nxihet qielli

Fshatrat e Niklës nën pushtetin e flakëve/ Kalaja: Asnjë helikopter në horizont

Kalaja: Prej orës 10:30 në luftë me flakët, zjarri avancon drejt banesave në Zezë dhe Greps

Përkeqësohet situata e zjarrit në Levan, alarmohen banorët, ndërhyrje nga ajri

Përplasja e biznesmenëve në Vlorë, Rama: Toka që u bë ‘mollë sherri’ do të shpronësohet

Zjarri i madh përfshin Radostinën në Fier, era përhap flakët drejt Levanit

Vatra e zjarrit në Radostan përhapet drejt Levanit, rrezikohen dy lokale dhe një pikë karburanti

Berisha drejt SHBA-së: Në rrafshin tim unë shkoj e takoj miqtë e mi, dhe u them unë erdha

Regjistrohet një vatër zjarri në Nikël, era përhap flakët në drejtim të shkurreve

Vijon protesta para Gjykatës Penale, qytetarët kërkojnë lirimin e të arrestuarve: Arrestoni Ramën

Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, sekuestrohet një ‘Range Rover’ me shenja plumbash

Pas fjalimeve te Kryeministria, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Dalin pamjet kur personat që shoqëronin Luan Muçën largohen nga hoteli i Bedinajt!

Dalin pamjet kur personat që shoqëronin Luan Muçën largohet nga hoteli i Bedinajt!