LIVE UPDATES
Ekonomi

OSHEE: Rreth 2.5 milionë euro reduktim kamatëvonesash nga marrëveshjet e shlyerjes së detyrimeve

Deri më tani janë lidhur 4,095 aktmarrëveshje me Furnizuesin e Shërbimit Universal (FSHU), ndërsa 2,818 klientë familjarë dhe jofamiljarë, përfshirë bizneset, kanë shlyer të gjithë detyrimin me një këst të vetëm, duke përfituar reduktim të kamatëvonesës sipas kategorisë përkatëse.

2 Shtator 2026, 07:54 Nga I.A
OSHEE: Rreth 2.5 milionë euro reduktim kamatëvonesash nga
OSHEE Group

TIRANË- Rreth 2.5 milionë euro kamatëvonesa janë reduktuar gjatë vitit 2026 për klientët që kanë zgjedhur të shlyejnë me një pagesë të vetme detyrimet e prapambetura të energjisë elektrike, sipas të dhënave të OSHEE Group. Deri më tani janë lidhur 4,095 aktmarrëveshje me Furnizuesin e Shërbimit Universal (FSHU), ndërsa 2,818 klientë familjarë dhe jofamiljarë, përfshirë bizneset, kanë shlyer të gjithë detyrimin me një këst të vetëm, duke përfituar reduktim të kamatëvonesës sipas kategorisë përkatëse.

Skema lehtësuese parashikon nivele të ndryshme reduktimi të kamatëvonesave në varësi të kategorisë së klientit. Familjarët përfitojnë ulje me 70%, ndërsa për klientët jofamiljarë, buxhetorë dhe jobuxhetorë reduktimi është 50%. Për biznesin e vogël parashikohet falje e plotë e kamatëvonesës, nëse i gjithë detyrimi likuidohet menjëherë.

Sipas të dhënave të OSHEE-së, 2,167 kontrata aktmarrëveshjesh janë nënshkruar nga kategoritë jofamiljare-private, ku përfshihen klientët buxhetorë dhe jobuxhetorë, si edhe bizneset e vogla dhe të mëdha. Për të përfituar nga skemat lehtësuese për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura deri më 31 dhjetor 2024, klientët debitorë duhet të kenë shlyer më parë detyrimet e vitit 2025 dhe në vijim.

Skema e pagesës me këste përfshin të gjitha kategoritë e klientëve të FSHU-së, ndërsa për disa kategori në nevojë parashikohen kushte të veçanta. Klientët familjarë me ndihmë ekonomike, pensionistët kryefamiljarë dhe personat me status të veçantë mund të përfshijnë në aktmarrëveshje edhe detyrimet e krijuara gjatë vitit 2025.

Për këto kategori, pagesa minimale nis nga 1,200 lekë në muaj, me kusht që klienti të mos ketë detyrime të reja të pashlyera për vitin 2026. Numri maksimal i kësteve është 240, ndërsa klienti mund të zgjedhë një pagesë mujore më të lartë se niveli minimal.

Për klientët buxhetorë dhe jobuxhetorë, numri i kësteve përcaktohet sipas vlerës së detyrimit të akumuluar deri më 31 dhjetor 2024. Detyrimet nga 100,000 deri në 500,000 lekë mund të shlyhen në 24 këste, ndërsa për shumat nga 500,001 deri në 1 milion lekë parashikohen 48 këste.

Për detyrimet nga 1,000,001 deri në 5 milionë lekë skema parashikon 60 këste, për ato nga 5,000,001 deri në 10 milionë lekë 84 këste, ndërsa detyrimet mbi 10 milionë lekë mund të shlyhen në deri në 120 këste. Kusht edhe për këto kategori është që klientët të mos kenë krijuar detyrime të reja gjatë periudhës 2025-2026.

OSHEE ka miratuar gjithashtu një skemë të veçantë për faturat korrektive, përmbledhëse dhe sistemuese, si dhe për rastet që lidhen me demontimin ose testimin e matësit dhe energjinë e akumuluar në të. Këto detyrime mund të likuidohen në deri në 24 këste. Në rast të pagesës së plotë me një këst të vetëm, klienti përfiton reduktim të kamatëvonesës sipas kushteve të përcaktuara për kategorinë përkatëse./Monitor.al

oshee group fshu

Sondazh

Poll

Pas fjalimeve para kryeministrisë qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Pas fjalimeve para kryeministrisë qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

PAMJE dramatike nga zjarri në Tërbun të Pukës, flakët shkrumbojnë masivin pyjor

99 ditë revoltë kundër qeverisë Rama/ Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen

Bie zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, në rrezik dy shtëpi

Thirrja e Berishës nga Amerika: Diaspora të bashkohet me protestën qytetare në Shqipëri...

Berisha: Kam besim se SHBA do t’i ndihmojnë shqiptarët në betejën kundër narkoshtetit

Berisha nga SHBA: Nga kjo platformë kam një kushtrim për të gjithë shqiptarët në botë

Berisha me shqiptarët në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre

Berisha me shqiptarët në Amerikë: Diaspora në Shtetet e Bashkuara është fati i bardhë...

Këlliçi nga New Jersey: Takimi më madhështor i organizuar ndonjëherë nga një politikan shqiptar

Katër vatra zjarri regjistrohen në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi nga era

“Hajde ikim se na q*** nanën”/ Shqiptarët hyjnë në shtëpinë e influenceres spanjolle...

Momente nga takimi i Berishës me përfaqësuesit e Diasporës në SHBA: 46% e shqiptarëve janë larguar..

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska tregtimi

Pagat e magjistratëve, Rama:Secili institucion është në vendin e vet, çdo gjë tjetër është humbje...

"Ja ku ka gabuar SPAK"/ Rama përballë 300 pyetjeve: S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës!

Zjarri vijon prej 24 orësh në kodrat e Bardhajve, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Banesa, ullishte e sipërfaqe pyje të shkrumbuara, ja çfarë la pas zjarri që "përpiu" Himarën

Zjarr në qarkun e Shkodrës, flakët përhapen me shpejtësi

Rama bën rolin e avokatit mbrojtës të Serbisë: Duhet ta kemi në tryezën e BE-së

Pas betejës me flakët, ja çfarë la pas zjarri në Himarë

Rama: Integrimi gradual është mënyra e vetme për tu futur në BE

Regjistrohet një vatër zjarri në Selenicë, zjarrfikëset në vendngjarje

Flakët pushtojnë Himarën, dy banesa janë djegur dhe 40 të tjera rrezikohen

PAMJE të frikshme nga zjarri në Himarë/ Dy banesa të shkrumbuara dhe 40 të tjera në rrezik

Himara në "Ferr", nis evakuimi i disa banorëve, zjarri merr përmasa masive

Zjarri masiv në Himarë, përkeqësohet situata, flakët u afrohen banesave

Pas fjalimeve para kryeministrisë qytetarët nisin marshimin, thirrje në kor: Nuk shitet Shqipëria

Zjarr në një hotel në Velipojë, evakuohen pushuesit! Zjarrfikëset në vendngjarje

Zjarr masiv edhe në Himarë, era e fortë favorizon flakët

Zjarr në fshatin Picar të Gjirokastrës, flakët në afërsi të banesave, banorët në alarm

97 ditë revoltë kundër qeverisë Rama/ Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë

"Kur do të vijnë"/ Zjarri përfshin Fierin, banorët të zemëruar: Ku është zjarrfikësja?

Përplasja e biznesmenëve në Vlorë/ Lamallari: Personat në kërkim do të gjenden e do të dalin para...

Situata e zjarrit në Qafën e Koshovicës kritike, bllokohet qarkullimi në aksin Fier-Levan

PAMJE APOKALIPTIKE/ Zjarri në Levan merr përmasa të mëdha, banorët me çanta në krahë...

Shtëllunga e tymit nga zjarret në Fier arrijnë në Vlorë, nxihet qielli

Fshatrat e Niklës nën pushtetin e flakëve/ Kalaja: Asnjë helikopter në horizont

Kalaja: Prej orës 10:30 në luftë me flakët, zjarri avancon drejt banesave në Zezë dhe Greps

Përkeqësohet situata e zjarrit në Levan, alarmohen banorët, ndërhyrje nga ajri

Përplasja e biznesmenëve në Vlorë, Rama: Toka që u bë ‘mollë sherri’ do të shpronësohet

Zjarri i madh përfshin Radostinën në Fier, era përhap flakët drejt Levanit

Vatra e zjarrit në Radostan përhapet drejt Levanit, rrezikohen dy lokale dhe një pikë karburanti

Berisha drejt SHBA-së: Në rrafshin tim unë shkoj e takoj miqtë e mi, dhe u them unë erdha

Regjistrohet një vatër zjarri në Nikël, era përhap flakët në drejtim të shkurreve

Vijon protesta para Gjykatës Penale, qytetarët kërkojnë lirimin e të arrestuarve: Arrestoni Ramën

Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, sekuestrohet një ‘Range Rover’ me shenja plumbash

Pas fjalimeve te Kryeministria, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Dalin pamjet kur personat që shoqëronin Luan Muçën largohen nga hoteli i Bedinajt!

Dalin pamjet kur personat që shoqëronin Luan Muçën largohet nga hoteli i Bedinajt!