Sezoni i ri në UEFA Champions League pritet të nisë më 8 shtator, ku përballja që do të çelë këtë edicion do të jetë ajo mes AEK-ut të Athinës dhe LASK.
Në vigjilje të startit të sezonit, UEFA ka menduar dhe për lojtarët e rinj që do të debutojnë për herë të parë në kompeticionin më të rëndësishëm të Europës.
Bëhet fjalë për një stemë speciale që do të vendoset në mëngën e fanellës së futbollistëve, në fund të stemës tradicionale të Champions ku do të shkruhet “DEBUT” (ndeshja e parë zyrtare me klubin).
Kjo risi do të vihet në zbatim vetëm një herë dhe në momentin që lojtari do të zbresë në fushë me këtë veçori në fanellën e veshur, ndeshjet pasardhëse fanellat do të jenë po të zakonshmet.
Po, ashtu, që kjo risi të jetë e zbatueshme, kriter është vendosur që lojtari i cili e mban veshur fanellën, duhet të jetë medoemos titullar, pra ta nisë nga minuta e parë ndeshjen në Champions, ose të futet si zëvendësues nga stoli. Pra, nëse lojtari nuk aktivizohet, nuk do të ketë të drejtën të marrë këtë stemë.






