Në fund të shtatorit, konkretisht në datat 26 dhe 29, Shqipëria do të luaj dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, kundër Bjellorusisë dhe San Marinos.
Përsa i takon formës së sulmuesve të Kombëtares, disa prej tyre e kanë nisur sezonin e ri me “marshin e shtatë”. Në 5 ndeshje të luajtura me Sivasspor në kampionat, Rey Manaj numëron 5 gola, statistikë e “çmendur”.
Nuk mbetet pas as Taulent Seferi me Kayserispor, 4 finalizime në 4 prezenca, Liga e Parë e Turqisë. Moment të mirë po përjeton edhe Jasir Asani, (2 gola), sikurse Milrind Daku (1 gol e 2 asist).
Edhe pse Trabzonspor është mbushur me yje në përbërje, Ernest Muçi ka arritur të lërë “gjurmë” me 2 asiste. Do të jetë trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, ai që do vendos “veton” se kush do jenë prezentë në listë për duelet e shtatorit në Ligën e Kombeve.






