Leyton Orient
Në fushë hyri si zëvendësues, por i mjaftuan vetëm 30 sekonda për të gjetur golin e parë sezonal në Angli, me skuadrën e Leyton Orient.
Armand Dobra ka qenë thjesht fantastik në fushë duke i shkaktuar probleme mbrojtjes kundërshtare dhe s’e pati aspak të vështirë të tundte rrjetën në minutën e 90’+1, pak momente para fundit të ndeshjes.
Një ditë pas këtij dueli, sulmuesi shqiptar ka reaguar në rrjetin e tij social në Instagram, përmes një postimi ku shpreh lumturinë për golin e parë të shënuar si dhe për paraqitjen e bërë nga djemtë.
Kujtojmë se Leyton Orient fitoi me “manita” golash këtë përballje në transfertë, 0-5. Sa i takon Dobrës, transferimi i tij tek kjo skuadër u krye gjatë kësaj vere.
View this post on Instagram
Poll







