Çerekfinalja e kampionatit Europian të volejbollit për femra mes Greqisë dhe Serbisë u kthye në “arenë” lotimi dhe vuajte.
Ndërsa po luhej seti i dytë dhe topi ishte në fushën e grekeve, Georgia Angelopoulou në përpjekje për të pasuar drejt shoqeve, ra keq në parket.
Ulërimat e sportistes nga dhimbja e dëmtimit kumbuan në të gjithë stadiumin, ndërsa të dyja ekipet dhe arbitrat mbetën të shokuar.
Sipas mediave europiane, shkalla e dëmtimit është tepër e rëndë dhe nuk dihet nëse Angelopoulou do të luaj më si profesioniste.
Përsa i takon ndeshjes, Serbia fitoi 3 – 0 dhe ka siguruar prezencën në gjysmëfinale të kampionatit Europian të volejbollit për femra.
gente mais uma lesão ???????????????? sério PQP ESSE CALENDÁRIO MALDITO VAI ACABAR COM TODAS pic.twitter.com/ffdKqRFuaG
— lua (@tmjlua) September 2, 2026






