Frosinone u eliminua nga Kupa e Italisë pasi u mposht nga Sassuolo në sajë të 11-metërshave. Skuadra në të cilën luan edhe mesfushori i Shqipërisë, Luis Hasa i shkoi shumë pranë kualifikimit, por dy goditjet e fundit të penalltisë, sidomos ajo e shqiptarit, rezultuan deçizive për largimin e parakohshëm nga kompeticioni.
Hasa gaboi totalisht në ekzekutim duke e nxjerrë topin jashtë kuadratit, çfarë solli edhe festën e lojtarëve të Sassuolos për kualifikimin. Mirëpo, djaloshi i talentuar i Kombëtares nuk pati një paraqitje negative në fushë, nëse marrim në konsideratë nivelin me të cilin u paraqit dhe numrin e asisteve të dhëna, përfshi dhe ato që u anuluan për pozicionin e parregullt.
Asisti i parë i Hasës erdhi në minutën e 45’+2, në drejtim të Aleksa Terzic, gol që solli dhe baraspeshën pak momente para fundit të pjesës së parë.
Në të dytën, Hasa asiston dy herë të tjera, por shokët e skuadrës gjenden në kundërkohë me poziconimin në fushë dhe arbitri i anulon dy golat që mund të sillnin dhe fitoren bindëse.
Nëse i referohemi vlerësimit të “Sofascore”, mesfushori 22-vjeçar mori notën 7.1, tejet pozitive për kontributin e dhënë në fushë, përtej shijes së hidhur që la ajo penallti e humbur në çastin më vendimtar.






