Lojërat Mesdhetare në “Taranto 2026” kanë rezultuar frytëdhënëse për sportistët pjesëmarrës shqiptarë. Plot 6 medalje të fituara në tre ditë janë një arsye më shumë që Shqipëria të ndihet krenare në këtë ngjarje kaq të rëndësishem ndërkombëtare, ku ende pritet shumë për të vazhduar me ritmin e sukseseve.
Në mesin e medaljeve të fituara, spikasin ato të Briken Caljes i cili fitoi të artën në peshëngritje në kategorinë e meshkujve në peshat 75 kilogramë. Të njëjtin sukses arriti dhe Islam Dudaev në mundjen e lirë.
Sa i takon të tjerëve, Zelimkhan Abakarov fitoi medaljen e argjendtë, po në mundjen e lirë, ndërsa Enkileda Carja të bronztën në peshëngritjen, kategoria e femrave në peshat 69 kilogramë. Sakaq, Ardit Zeneli siguroi të bronztën në mundjen klasike.
Një përmbledhje fantastike e sportistëve tanë që sërish kanë mbajtur me krenari lart flamurin shqiptar në arenën prestigjioze të këtyre garave.
View this post on Instagram






