Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Rikthehet në aksion Berat Gjimshiti, ekipi i kapitenit shqiptar zbret sonte në fushë me objektiva të qartë

Shkruar nga NEWSPORT
Rikthehet në aksion Berat Gjimshiti, ekipi i kapitenit shqiptar zbret sonte
Berat Gjimshiti

Sonte në mbrëmje, Al Diriyah dhe Al Qadsiah do të zbresin në fushë për ndeshjen e javës së pestë në kampionatin saudit. Sfida do të nisë prej orës 20:00. 

Skuadra në të cilën bën pjesë edhe mbrojtësi, njëkohësisht kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti do të presë në shtëpi kundërshtarin, me objektivin e qartë për të tentuar tre pikët e radhës.

Pas fitores së fundit 0-3 në transfertë, te Al Diriyah janë të “etur” për të vazhduar këtë ecuri të mirë, edhe pse duhet thënë se rivali i tyre në fushë ndodhet në pozita më të mira në renditje, vendi i 3-të dhe me 9 pikë. Çfarë do të thotë se në fushë pritet një duel interesant mes këtyre dy skuadrave.

Poll

Lexo gjithashtu