Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ Shënoi golin vendimtar në fitimin e titullit, AEK-u merr vendimin për shokun e Pilos dhe Strakoshës

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Shënoi golin vendimtar në fitimin e titullit, AEK-u merr
Joao Mario

Joao Mario është futbollisti më i ri i AEK Athens. Klubi grek e njoftoi rikthimin e mesfushorit, i cili do të kthehet sërish në Greqi pas përfundimit të huazimit nga Besiktas.

Drejtuesit kanë zgjedhur të blejnë përfundimisht kartonin e portugezit, pasi ky i fundit ndërpreu kontratën me skuadrën turke. Ky rikthim i Marios në organikën e gjigantit grek vjen në një moment të rëndësishëm për skuadrën në të cilën aktivizohen dhe dy futbollistët e Kombëtares, Stavro Pilo dhe Thomas Strakosha.

Duke marrë në konsideratë cilësitë e tij të padiskutueshme si dhe faktin që ka statusin e kampionit, pasi shënoi golin vendimtar në fitimin e titullit në sezonin 2025/26, Mario i jep një tjetër shtysë skuadrës për ambiciet e sezonit të ri në Greqi.

Karriera e spikatur e Marios përfshin gjithashtu Interin, Sportingun, Benficën, West Ham dhe Lokomotiv Moscow.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Poll

Lexo gjithashtu