Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MOSHAT (U17-U19)

Debutimi historik! Betim Hasanaj shpërblen besimin e Lillestrom, talenti i Shqipërisë bind në fitoren e pastër të ekipit norvegjez në Kupë

Shkruar nga NEWSPORT
Debutimi historik! Betim Hasanaj shpërblen besimin e Lillestrom, talenti i
Betim Hasanaj

Lillestrom ka mposhtur në transfertë 0-3 Aurskog/Finstadbru në ndeshjen e vlefshme për raundin kualifikues të Kupës së Norvegjisë.

Në këtë përballje, debutoi për herë të parë talenti i Shqipërisë Betim Hasanaj. Mbrojtësi 18-vjeçar e nisi që prej minutës së parë këtë sfidë duke bindur përgjatë 90 minutave në fushë. Një ditë për të mos u harruar për talentin shqiptar, pasi krahas fitores së ekipit norvegjez bindshëm 3-0, vlen të theksohet edhe paraqitja vërtetë mbresëlënëse e lojtarit.

Shpërblimi për Hasanajn vjen pas paraqitjeve shumë pozitive të treguar me moshat e këtij klubi që konsiderohet ndër më të mirët në elitën e futbollit norvegjez.

Sa i takon karakteristikave të djaloshit të talentuar, ai shquhet për agresivitetin në duele dhe aftësitë e tij fizike. Hasanaj mund të përshtatet fare mirë në një mbrojtje me katër, në një sistem me tre qendërmbrojtës si dhe mund të bëjë mirë edhe para mbrojtësve, në rolin e mesfushorit difensiv.

Debutimi historik! Betim Hasanaj shpërblen besimin e Lillestrom, talenti i
Formacioni

 

Poll

Lexo gjithashtu