Lionel Messi i ka dhënë fund aventurës së tij 21-vjeçare me kombëtaren e Argjentinës, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme. Megjithatë, fanella me numrin 10 duhet të ketë një pasardhës dhe sipas “ESPN”, trajneri Lionel Scaloni e ka tashmë një emër në mendje.
Bëhet fjalë për Nico Paz, talentin 21-vjeçar të Comos, i cili shihet si kandidati kryesor për të marrë numrin legjendar të Messit. Scaloni pritet të diskutojë së shpejti rinovimin e kontratës për një tjetër cikël 4-vjeçar dhe Paz mund të jetë pjesë e planeve të tij afatgjata.
Paz ka zhvilluar deri tani vetëm 11 ndeshje me Argjentinën, ndërsa hapësirat e kufizuara në formacion janë lidhur edhe me praninë e Messit. Me largimin e kapitenit legjendar, mesfushori i ri pritet të ketë një rol shumë më të rëndësishëm dhe të synojë fanellën me numrin 10.






