Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Dy golat e tij i dhanë pikën Sivasspor, reagon Rey Manaj: Faleminderit të gjithëve, të shkojmë për fitore të dielën

Shkruar nga NEWSPORT
Dy golat e tij i dhanë pikën Sivasspor, reagon Rey Manaj: Faleminderit
Rey Manaj

Falë Rey Manajt, Sivasspor ia doli të dalë me pikë nga përballja me Mardin 1969, ndeshje e vlefshme për javën e pestë të Ligës së Parë turke.

Sulmuesi shqiptar shënoi dy herë, respektivisht në minutën e 62-të nga pika e bardhë dhe të dytin personal në të 71-tin, shërbyer saktë nga shoku i skuadrës Burak Kapacak.

Pas këtij dygolëshi, Rey Manaj ka zgjedhur të reagojë përmes një postimi në Instagram, duke shprehur falënderime ndaj të gjithëve që ishin në stadium, ndërsa e zhvendosi fokusin tek përballja e së dielës.

“Faleminderit të gjithëve që ishit prezent. Tashmë le të fokusohemi tek e diela, për të marrë fitoren”, ka shkruar Manaj.

Me dy golat e shënuar në këtë përballje, Rey Manaj shkoi në kuotën e 5 të tillëve, çfarë konfirmon edhe formën e tij mbresëlënëse në Turqi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Poll

Lexo gjithashtu