U kap në makinë me Ergys Agasin/ GJKKO lë në burg ish-policin Uljan Shpatarakun

GJKKO ka lënë në burg ish-policin Uljan Shpatarakun. Shpataraku u arrestua nga autoritetet, ndërsa u kap në makinë me Ergys Agasin.

Ish-zyrtari i policisë akuzohej për veprën penale “të përkrahjes së autorit të krimit”. Ndërsa më herët u raportua se ish-zyrtarit Uljan Shpataraku, iu mor arsenali që mbante në banesë, gjithashtu iu hoq edhe leja e armës.

Gjithashtu kujtojmë se Shpataraku ishte shpallur në kërkim në 6 gusht të këtij viti, pasi teksa ka qenë me pushime në një hotel në Dhërmi, dyshohet se ka kërcënuar me jetë kamarierin dhe administratorin, pasi nuk i kishte pëlqyer ushqimi.

Stafi i hotelit, në kohën kur ndodhu ngjarja, ka bërë kallëzim pranë Komisariatit të Himarës ku blutë më pas kishin shpallur në kërkim ish-zyrtarin e policisë./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne