Armata muxhahedine iraniane sulmon gazetarin Alireza Niknam dhe Gazeten Impakt

Muxhahedinet e Manzes vazhdojne me sulme kibernetik

Ne nje nga shkrimet e fundit qe ka bere armata muxhahedine e Maryam Rajavit ne kampin paraushtarak te Manzes, ka sulmuar gazetarin Alireza Niknam. Me sulmet dhe hakerimet kibernetike, MEK-u ka arritur mesa duket te hakoj telefonin e gazetarit iranian dhe shkruan:

“Një nga shembujt më të qartë të këtyre përpjekjeve është një llogari virtuale në rrjetin social X (ish-Twitter) me emrin “Alireza Niknam” (@AlirezaNiknamS). Analizat teknike tregojnë se kjo llogari, ndryshe nga pretendimet e saj të jashtme, drejtohet drejtpërdrejt nga brenda Iranit përmes një aplikacioni Android të lidhur me rrjetet e brendshme.”

MEK-u qe kerkon te hedhi dyshime dhe sulmoj gazetarin iranian, pretendon se ai eshte sikur llogari fallso – sikur MEK-u perdor shume llogari fallse ne internet – sikur Heshmat Allavi. Dhe sipas MEK-ut gazetari ne fjale nuk eshte gazetar por llogari fallse:

“ Qëllimi kryesor i kësaj llogarie false është prodhimi i përmbajtjeve fyese dhe shpifjeve kundër Organizatës së Muxhahedineve të Popullit të Iranit (PMOI/ MEK), veçanërisht anëtarëve të saj në Ashraf 3 në Shqipëri. Kjo metodë është pjesë e një strategjie të koordinuar të Teheranit për vrasjen e karakterit të kundërshtarëve të tij në hapësirën kibernetike.”

 

MEK-u sulmon Gazeten Impakt

Armata muxhahedine vazhdon sulmet kunder analistit Alireza Niknam duke shkruar:

“Artikujt dhe materialet e prodhuara nga kjo figurë false nën emrin “Alireza Niknam” publikohen kryesisht në një faqe interneti pak të njohur në gjuhën shqipe të quajtur “Gazeta Impakt”. Hulumtimet tregojnë se kjo faqe interneti i përket një prej mercenarëve lokalë të regjimit iranian në Shqipëri, të quajtur Olsi Jazexhi.”

Dhe per te mbushur mendjen qe Gazeta Impakt eshte iraniane, muxhahedinet citojne nje trafikant droge me emrin Hadi SaniKhani, te cilin MEK-u e trafikoi ne France dhe aty me pas ndoshta e kane vrare. MEK-u thote:

“Sipas ish-oficerëve të Ministrisë së Inteligjencës së regjimit iranian, Jazexhi paguhet drejtpërdrejt nga aparati i sigurisë së regjimit iranian për të çuar përpara linjat e diktuara nga Teherani në Ballkan. Materialet e prodhuara nga ky rrjet kibernetik, pasi publikohen në Gazeta Impakt, ripostohen nga mediat zyrtare të regjimit brenda Iranit nën titullin e rremë “shtypi i rëndësishëm shqiptar”, duke krijuar kështu një cikël shpifjesh kundër opozitës kryesore të regjimit.”

Shkrimi i MEK-ut vazhdon me aludime per identitetin e gazetarit Alireza dhe analizat e tij ndaj MEK-ut tregohen si nje “Frika e regjimit nga kryengritja dhe arsyeja e fokusimit te demonizimi”.

Shkrimi i armates muxhahedine qe behet ne menyre anonime dhe pa emer, tregon tmerrin qe armata muxhahedine ka nga analizat e gazetarit Alireza Niknam dhe Gazeta Impakt. Ne vend qe ti pergjigjet me fakte analizave te Gazetes Impakt per aktivitetin kriminal dhe terrorist te organizates muxhahedine, MEK-u kunderpergjigjet me akuza dhe konspiraci. Muxhahedinet thone:

“Teherani përpiqet të përdorë figura si Olsi Jazexhi dhe llogari false nën emrin “Alireza Niknam” për të nxitur opinionin publik shqiptar kundër Muxhahedinëve. Megjithatë, mikpritja historike shqiptare dhe marrëdhënia miqësore e popullit shqiptar me Muxhahedinët janë shumë më të forta se sa që agjentët lokalë të regjimit iranian dhe ushtria e tij kibernetike të mund t’i ndikojnë me gënjeshtra.”

Sikur mund te shihet nga perfundimi i shkrimit, sulmi qe MEK ben kunder Gazetes Impakt, historianit Olsi Jazexhi dhe gazetarit Alireza Niknam ka lidhje me frike qe MEK-u ka per te ardhmen e tij ne Shqiperi. MEK-u e di fare mire, se nese populli shqiptar do pyetej ne nje referendum, shqiptaret do i kishin perzine muxhahedinet e urryer.

Ne muajt e fundit, armata muxhahedine po shpenzon qindra – mijera dollare duke blere me para qytetare shqiptare te cilet ftohen ne kampin xhihadist te Manzes. MEK-u u kerkon personave qe blen qe te bejne deklarata pro aktivitetit terrorist muxhahedin. Fondet shperndahen nga komandanti Ali Akbari, nje terrorist i cili ne te kaluaren ka vrare me tanket e Sadam Huseinit me qindra qytetare iraniane, irakene dhe kurde per ushtrine terroriste te Irakut.

Komandant Ali Akbari, duke bere pastrim parash dhe mos pagim taksash, paguan me cash ne dore me qindra qytetare shqiptare, te cilet pranojne qe te rekrutohen si agjente te muxhahedineve iraniane kunder sigurise kombetare te Shqiperise dhe te lobizojne pro aktivitetit terrorist dhe kriminal te armates muxhahedine ne Shqiperi.

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne