"Nuk shitet Shqipëria"/ 99 ditë revoltë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën, oshëtin bulevardi: Shqipëria kërkon revolucion
"Dy kërkesa janë urgjente, dorëheqja e Ramës dhe qeveria teknike"/ Protestuesi: Nesër 100-ditëshi, protestë k...
"Dy kërkesa janë urgjente, dorëheqja e Ramës dhe qeveria teknike"/ Protestuesi: Nesër 100-ditëshi, protestë k...
Berisha nga SHBA: Nga kjo platformë kam një kushtrim për të gjithë shqiptarët në botë, Shqipëria du...
Vatër zjarri në kodrat e Peshkëpisë në Selenicë, era favorizon përhapjen e flakëve 6 Shtator, 16:26 ...
Zbulohet si funksiononte skema e shitjes së drogës në Ksamil, anëtarët e grupit vinin nga Tirana dhe Elbasani vetë...
Parlamenti i ri i zgjedhur i Saksoni-Anhaltit duhet të mblidhet për herë të parë jo më vonë se në ditën e 30-të pas zgjedhjeve, pra deri më 6 tetor 2026. Kjo parashikohet në Kushtetutën e Landit të Saksoni-Anhaltit. Presidenti i parlamentit aktual, Gunnar Schellenberger (CDU), është ai që thërret parlamentin e ri.
GJERMANI- Rezultati paraprak i zgjedhjeve tashmë është i qartë. AfD-ja ka marrë me 43,8 për qind të votave shumicën të fortë në Saksoni-Anhalt. Megjithatë, kjo nuk mjafton për shumicën absolute të mandateve në parlamentin e landit. Nga 83 vendet në Landtag, 39 i takojnë AfD-së.
CDU-ja arriti 17,2 % të votave, SPD-ja 9,3 % dhe të Gjelbrit 8,9 % - partitë që mund ta imagjinojnë një koalicion së bashku, arrijnë vetëm në 31 mandate. E Majta Die Linke me 8,6 për qind fiton tetë mandate në parlamentin e ri. BSW-ja 5,3 %)siguron pesë mandate. Pyetja kryesore e ditëve dhe javëve në vijim është tani se si mund të formohet një qeveri e re.
Deri kur duhet të mblidhet për herë të parë parlamenti i ri i landit?
Parlamenti i ri i zgjedhur i Saksoni-Anhaltit duhet të mblidhet për herë të parë jo më vonë se në ditën e 30-të pas zgjedhjeve, pra deri më 6 tetor 2026. Kjo parashikohet në Kushtetutën e Landit të Saksoni-Anhaltit. Presidenti i parlamentit aktual, Gunnar Schellenberger (CDU), është ai që thërret parlamentin e ri.
Seanca e parë drejtohet nga deputeti me përvojën më të gjatë parlamentare, pra nga personi që ka qenë anëtar i Landtagut për kohën më të gjatë. Në këtë seancë të parë, ndër të tjera: votohet për rregulloren e punës së parlamentit, zgjidhet presidenti i ri i Landtagut, dhe hidhen bazat për fillimin e punës së parlamentit të ri.
Kur zhvillohet zgjedhja e kryeministrit të landit ?
Në Saksoni-Anhalt nuk ekziston asnjë afat ligjor që përcakton deri kur parlamenti i ri rajonal duhet të zgjedhë një kryeministër të ri. Kjo sepse ndodh që procesi i formimit të qeverisë mund të jetë i vështirë dhe të zgjasë.
Procesi që pritet është: pasi të kenë përfunduar negociatat për një koalicion ose për një formë bashkëpunimi mes disa partive, zgjedhja e kryeministrit futet në rendin e ditës së parlamentit. Megjithatë, është i mundur edhe një skenar tjetër: një grup deputetësh mund të kërkojë që zgjedhja e kryeministrit të përfshihet në rendin e ditës edhe para përfundimit të bisedimeve për formimin e qeverisë.
Javët e ardhshme në Saksoni-Anhalt do të karakterizohen kryesisht nga negociatat politike për gjetjen e një shumice që mund të sigurojë zgjedhjen e një kryeministri të ri dhe formimin e qeverisë së re - shënohet kështu fillimi zyrtar i legjislaturës së re.
Si zgjidhet kryeministri i ri?
Zgjedhja e kryeministrit (Ministerpräsident) bëhet përmes një votimi të fshehtë. Kjo do të thotë se surprizat janë të mundshme dhe, sidomos në një situatë me raporte kaq të ngushta forcash, rezultati mund të ndikohet ndjeshëm. Në garë mund të kandidojnë disa kandidatë njëkohësisht.
Në total mund të zhvillohen tre raunde votimi: tek raundi i parë zgjidhet kandidati që merr shumicën absolute të votave të të gjithë deputetëve. Kjo do të thotë se në parlamentin me 83 deputetë duhen të paktën 42 vota për një kandidat. Nëse askush nuk arrin shumicën absolute në raundin e parë, brenda shtatë ditësh duhet të mbahet një votim i dytë. Edhe në këtë rast kërkohet shumica absolute e të gjithë deputetëve, pra sërish të paktën 42 vota.
Nëse as raundi i dytë nuk sjell rezultat atëherë parlamenti ka një hap ndërmjetësues: Brenda 14 ditësh, Landtag-u duhet të vendosë nëse do të shpërndahet. Edhe për këtë vendim nevojitet shumica e të gjithë deputetëve. Nëse parlamenti vendos të shpërndahet, pasojnë zgjedhje të reja.
Nëse parlamenti nuk shpërndahet, zhvillohet menjëherë një raund i tretë votimi. Në këtë raund mjafton shumica e thjeshtë. Kjo do të thotë se zgjidhet kandidati që merr më shumë vota se kundërshtarët e tij. Abstenimet nuk llogariten. Në fund mund të zgjidhet një kryeministër edhe pa mbështetjen e shumicës së të gjithë deputetëve, mjafton të ketë shumicën e votave të hedhura.
pamjet SHBA- Një situatë kaotike është krijuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit, në SHBA, pasi një av...
pamjet DIVJAKË- Protesta në Divjakë ka vijuar për të 38-ën ditë, ndërsa qytetarët kundërshtojnë refo...
Ali Zarei IRAN- Një burrë iranian, i cili u largua nga vendi pasi u lëndua gjatë protestave të vitit 2022, është dë...
foto ilustruese TIRANË- Shqipëria renditet ndër vendet europiane me përqindjen më të ulët të popullsisë obeze...
Krerët e AfD GJERMANI- Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka fituar bindshëm zgjedhjet në landin Saksoni-Anhalt me&nb...
Galit Peleg, Milorad Dodik, Amichai Chikli IZRAEL- Dhoma e Tregtisë Izraelite hapi javën e kaluar një zyrë në Banja Luka, sel...
Krerët e AfD GJERMANI- Partia Alternativa për Gjermani (AfD) ka fituar bindshëm zgjedhjet në landin Saksoni-Anhalt. Sipa...
Kryeparlamentari iranian, Mohammad Baqer Qalibaf IRAN- Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Baqer Qalibaf, ka paralajmëruar se Irani do tu ...
foto ilustruese EUROPË- Udhëtarët që hyjnë në Bashkimin Evropian mund të përballen me radhë më të g...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, mirëpret emisarët amerikanë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner në Kiev më 6 shtator 2026 UK...