"Nuk shitet Shqipëria"/ 99 ditë revoltë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën, oshëtin bulevardi: Shqipëria kërkon revolucion
"Dy kërkesa janë urgjente, dorëheqja e Ramës dhe qeveria teknike"/ Protestuesi: Nesër 100-ditëshi, protestë k...
"Dy kërkesa janë urgjente, dorëheqja e Ramës dhe qeveria teknike"/ Protestuesi: Nesër 100-ditëshi, protestë k...
Berisha nga SHBA: Nga kjo platformë kam një kushtrim për të gjithë shqiptarët në botë, Shqipëria du...
Vatër zjarri në kodrat e Peshkëpisë në Selenicë, era favorizon përhapjen e flakëve 6 Shtator, 16:26 ...
Zbulohet si funksiononte skema e shitjes së drogës në Ksamil, anëtarët e grupit vinin nga Tirana dhe Elbasani vetë...
Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se vetëm 23 bashki kanë përllogaritur në buxhetet e tyre fonde për mbrojtjen nga zjarri me një vlerë totale rreth 729.6 milionë lekë për këtë vit.

Teksa zjarret këtë verë kanë shkrumbuar dhjetëra hektarë pyje dhe kullota në të gjithë vendin duke krijuar dëme që llogariten ne miliarda lekë, bashkitë dhe pushteti vendor nuk arriti të investojë dhe të përdorë edhe ato pak fonde që kanë në dispozicion.
Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se vetëm 23 bashki kanë përllogaritur në buxhetet e tyre fonde për mbrojtjen nga zjarri me një vlerë totale rreth 729.6 milionë lekë për këtë vit.
Teksa shpenzimet faktike deri në fund të qershorit ishin vetëm 75.7 milionë lekë me një nivel realizimi prej vetëm 10.4% të fondeve të programuara.
Nga 23 bashki që kishin të parashikuara investime në programin e mbrojtjes nga zjarri dhe mbrojtjes civile, vetëm 11 kishin regjistruar shpenzime deri në qershor, ndërsa 12 të tjera nuk kishin realizuar ende asnjë pagesë, sipas të dhënave zyrtare.
Diferenca më e madhe mes fondeve të parashikuara dhe realizimit vihet re në Bashkinë e Tiranës. Kryeqyteti ka rreth 356.8 milionë lekë të programuara, ose pothuajse gjysmën e të gjithë fondit të 23 bashkive të marra së bashku.
Por deri në fund të qershorit, shpenzimet faktike të Tiranës ishin vetëm 164.9 mijë lekë, duke e çuar realizimin në rreth 0.05% të buxhetit total.
Edhe Bashkia e Durrësit, e dyta ndër bashkitë e mëdha për fondet e programuara në këtë sektor, kishte rreth 104 milionë lekë buxhet, por deri në qershor nuk rezultonte të kishte realizuar asnjë shpenzim.
Vetëm Tirana dhe Durrësi përqendrojnë mbi 63% të të gjitha fondeve të programuara nga 23 bashkitë, ndërsa së bashku deri në qershor kishin shpenzuar vetëm rreth 165 mijë lekë. Kjo ndikon ndjeshëm në nivelin e ulët të realizimit në shkallë vendi.
Në kahun tjetër, Himara kryeson për vlerën e shpenzimeve faktike. Bashkia kishte realizuar 46.8 milionë lekë, nga 143.8 milionë lekë të programuara, ose rreth 32.5% të fondit. Pothuajse e gjithë shuma e realizuar nga Himara lidhet me blerjen e një automjeti zjarrfikës, me vlerë 46.8 milionë lekë, projekt që rezulton i paguar në masën 100%.
Pas Himarës renditet Pusteci, me rreth 10.8 milionë lekë shpenzime nga 18.9 milionë lekë të parashikuara. Pjesa kryesore lidhet me blerjen e një mjeti për shërbimin e MZSH-së.
Kukësi kishte një nga nivelet më të larta të realizimit. Nga 8.46 milionë lekë të programuara, ishin shpenzuar rreth 8.44 milionë lekë, ose 99.7%. Rreth 7 milionë lekë janë përdorur për blerjen e një automjeti zjarrfikës.
Edhe Librazhdi kishte realizuar praktikisht të gjithë fondin prej rreth 4.55 milionë lekësh, ndonëse pjesa më e madhe e tij lidhet me ndërhyrje të mbrojtjes civile dhe jo drejtpërdrejt me pajisje zjarrfikëse.
Në total, vetëm Himara, Pusteci dhe Kukësi përbëjnë rreth 87% të të gjitha shpenzimeve faktike të evidentuara deri në qershor për 23 bashkitë.
Ndërkohë, përveç Durrësit, nuk rezultonin ende shpenzime në bashki si Kavaja, Kruja, Vlora, Bulqiza, Malësia e Madhe, Gramshi, Puka, Përrenjasi, Këlcyra dhe Dropulli, megjithëse në buxhet kishin fonde të parashikuara për këtë program.
Të dhënat i referohen situatës deri në fund të qershorit 2026, ndaj ato tregojnë ecurinë e realizimit në gjysmën e parë të vitit dhe jo rezultatin përfundimtar të shpenzimeve vjetore./MONITOR
foto ilustruese TIRANË- Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka miratuar rritjen e kontributit të shoqërive të sigurimit p&eu...
pamjet TEPELENË- Një aksident fatal ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Levan–Tepelene pran&e...
TIRANË- Shqipëria vijon të mbetet shumë larg Bashkimit Europian për burimet që shkojnë në shëndetësi. Difere...
foto ilustruese TIRANË- Ditën e hënë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrue...
foto ilustruese TIRANË- Një 26-vjeçar është plagosur me mjet prerës mbrëmjen e sotme në zonën e ish-Parkut, ...
pamjet DIVJAKË- Protesta në Divjakë ka vijuar për të 38-ën ditë, ndërsa qytetarët kundërshtojnë refo...
pamjet TIRANË- Me thirrjet “Rama në burg" dhe "Studentët kërkojnë revolucion", qytetarët po vijojnë marshimin...
foto ilustruese TIRANË- 20 vatra zjarri janë raportuar gjatë ditës, 11 prej të cilave mbeten ende aktive, ndërsa 7 jan&e...
pamjet TIRANË- Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët kanë vijuar marshimin rrugëve të kr...
pamjet TIRANË- Pamje dramatike janë publikuar nga zjarri në masivin pyjor të Tërbunit, mbrëmjen e sotme. Siç shih...