LIVE UPDATES
Draft

AMF vendos rritjen e kontributit të kompanive të sigurimit në fondin e kompensimit

Sipas vendimit të Bordit të AMF-së, fondi i kompensimit do të shtohet më tej me 80 milionë lekë, mbi vlerën e kontributit fillestar vjetor prej 250 milionë lekësh të miratuar në janar.

7 Shtator 2026, 07:26 Nga E. D
AMF vendos rritjen e kontributit të kompanive të sigurimit në
foto ilustruese

TIRANË- Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka miratuar rritjen e kontributit të shoqërive të sigurimit për fondin e kompensimit të Byrosë Shqiptare të Sigurimit, që ka si qëllim pagesën e dëmeve nga mjetet e pasiguruara ose të paidentifikuara.

Sipas vendimit të Bordit të AMF-së, fondi i kompensimit do të shtohet më tej me 80 milionë lekë, mbi vlerën e kontributit fillestar vjetor prej 250 milionë lekësh të miratuar në janar.

Zakonisht, fondi i kompensimit i nënshtrohet një vlerësimi të ri në mesin e vitit kalendarik, kur, mbështetur në opinionet aktuariale, vlerësohet eventualisht nevoja për një shtesë të tij.

Shtimi i kontributit miratohet fillimisht nga Asambleja e Anëtarëve të fondit dhe më tej duhet të miratohet edhe nga Bordi i AMF-së.

Të dhënat e deritanishme të AMF-së tregojnë se në fund të 7-mujorit 2026, dëmet e paguara nga fondi i kompensimit të Byrosë Shqiptare të Sigurimit kishin vlerën e 88 milionë lekëve, në rënie të ndjeshme me 45% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë, dëmet pezull për t’u paguar nga ky Fond shënuan një rritje të lehtë, në vlerën e 684.6 milionë lekëve, 0.4% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Dëmet pezull përfshijnë rastet në proces vlerësimi, dëmet e miratuara, por të papaguara, apo edhe dëmet që janë objekt i çështjeve gjyqësore.

Fondi i Kompensimit të Byrosë Shqiptare të Sigurimeve ka për detyrë ligjore pagesën e dëmeve të shkaktuara nga mjetet e pasiguruara dhe të paidentifikuara. Më pas, Fondi ka të drejtë të ngrejë padi regresi ndaj shkaktarit të dëmit në gjykatë dhe të marrë mbrapsht shumën e paguar.

Funksionimi i Fondit kishte qenë problematik për gati 15 vjet, duke grumbulluar miliarda lekë detyrime. Vetëm pas vitit 2017, presioni nga Kuvendi i Shqipërisë dhe AMF-ja detyroi Fondin dhe kompanitë e sigurimeve të kryenin pagesat e prapambetura.

Në total, tregu i sigurimeve për shtatë muajt e parë të vitit pagoi 5.4 miliardë lekë dëme, në rritje me 12.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja ka ardhur në masën më të madhe nga tregu i Jo-Jetës, ku dëmet janë zgjeruar me 14.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Dëmet e paguara nga kompanitë e sigurimit të Jo-Jetës, duke përfshirë ato të paguara në fondin e kompensimit, përbëjnë më shumë se 95% të dëmeve totale të paguara nga tregu i sigurimeve./MONITOR

autoriteti i mbikëqyrjes financiare

Sondazh

Poll

Pas fjalimeve para kryeministrisë qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Pas fjalimeve para kryeministrisë qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

PAMJE dramatike nga zjarri në Tërbun të Pukës, flakët shkrumbojnë masivin pyjor

99 ditë revoltë kundër qeverisë Rama/ Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen

Bie zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, në rrezik dy shtëpi

Thirrja e Berishës nga Amerika: Diaspora të bashkohet me protestën qytetare në Shqipëri...

Berisha: Kam besim se SHBA do t’i ndihmojnë shqiptarët në betejën kundër narkoshtetit

Berisha nga SHBA: Nga kjo platformë kam një kushtrim për të gjithë shqiptarët në botë

Berisha me shqiptarët në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre

Berisha me shqiptarët në Amerikë: Diaspora në Shtetet e Bashkuara është fati i bardhë...

Këlliçi nga New Jersey: Takimi më madhështor i organizuar ndonjëherë nga një politikan shqiptar

Katër vatra zjarri regjistrohen në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi nga era

“Hajde ikim se na q*** nanën”/ Shqiptarët hyjnë në shtëpinë e influenceres spanjolle...

Momente nga takimi i Berishës me përfaqësuesit e Diasporës në SHBA: 46% e shqiptarëve janë larguar..

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska tregtimi

Pagat e magjistratëve, Rama:Secili institucion është në vendin e vet, çdo gjë tjetër është humbje...

"Ja ku ka gabuar SPAK"/ Rama përballë 300 pyetjeve: S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës!

Zjarri vijon prej 24 orësh në kodrat e Bardhajve, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Banesa, ullishte e sipërfaqe pyje të shkrumbuara, ja çfarë la pas zjarri që "përpiu" Himarën

Zjarr në qarkun e Shkodrës, flakët përhapen me shpejtësi

Rama bën rolin e avokatit mbrojtës të Serbisë: Duhet ta kemi në tryezën e BE-së

Pas betejës me flakët, ja çfarë la pas zjarri në Himarë

Rama: Integrimi gradual është mënyra e vetme për tu futur në BE

Regjistrohet një vatër zjarri në Selenicë, zjarrfikëset në vendngjarje

Flakët pushtojnë Himarën, dy banesa janë djegur dhe 40 të tjera rrezikohen

PAMJE të frikshme nga zjarri në Himarë/ Dy banesa të shkrumbuara dhe 40 të tjera në rrezik

Himara në "Ferr", nis evakuimi i disa banorëve, zjarri merr përmasa masive

Zjarri masiv në Himarë, përkeqësohet situata, flakët u afrohen banesave

Pas fjalimeve para kryeministrisë qytetarët nisin marshimin, thirrje në kor: Nuk shitet Shqipëria

Zjarr në një hotel në Velipojë, evakuohen pushuesit! Zjarrfikëset në vendngjarje

Zjarr masiv edhe në Himarë, era e fortë favorizon flakët

Zjarr në fshatin Picar të Gjirokastrës, flakët në afërsi të banesave, banorët në alarm

97 ditë revoltë kundër qeverisë Rama/ Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë

"Kur do të vijnë"/ Zjarri përfshin Fierin, banorët të zemëruar: Ku është zjarrfikësja?

Përplasja e biznesmenëve në Vlorë/ Lamallari: Personat në kërkim do të gjenden e do të dalin para...

Situata e zjarrit në Qafën e Koshovicës kritike, bllokohet qarkullimi në aksin Fier-Levan

PAMJE APOKALIPTIKE/ Zjarri në Levan merr përmasa të mëdha, banorët me çanta në krahë...

Shtëllunga e tymit nga zjarret në Fier arrijnë në Vlorë, nxihet qielli

Fshatrat e Niklës nën pushtetin e flakëve/ Kalaja: Asnjë helikopter në horizont

Kalaja: Prej orës 10:30 në luftë me flakët, zjarri avancon drejt banesave në Zezë dhe Greps

Përkeqësohet situata e zjarrit në Levan, alarmohen banorët, ndërhyrje nga ajri

Përplasja e biznesmenëve në Vlorë, Rama: Toka që u bë ‘mollë sherri’ do të shpronësohet

Zjarri i madh përfshin Radostinën në Fier, era përhap flakët drejt Levanit

Vatra e zjarrit në Radostan përhapet drejt Levanit, rrezikohen dy lokale dhe një pikë karburanti

Berisha drejt SHBA-së: Në rrafshin tim unë shkoj e takoj miqtë e mi, dhe u them unë erdha

Regjistrohet një vatër zjarri në Nikël, era përhap flakët në drejtim të shkurreve

Vijon protesta para Gjykatës Penale, qytetarët kërkojnë lirimin e të arrestuarve: Arrestoni Ramën

Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, sekuestrohet një ‘Range Rover’ me shenja plumbash

Pas fjalimeve te Kryeministria, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Dalin pamjet kur personat që shoqëronin Luan Muçën largohen nga hoteli i Bedinajt!

Dalin pamjet kur personat që shoqëronin Luan Muçën largohet nga hoteli i Bedinajt!