Lidhja Demokratike e Kosoves u infiltrua nga UDB-ja dhe Kisha katolike kunder Islamit

Olsi Jazexhi

Postimi qe bera dje ku tregoja kontributin e Bashkesise Islame te Kosoves, e cila e financoi ndertimin e LDK-se ka shkaktuar reagime. Nder te tjera jam sulmuar nga prifti laraman islamik-katolik Dom Nikson Shabani.

Eshte e vertete qe LDK kur u formesua, disa nga themeluesit e saj ishin myslimanet titiste, armiq te Shqiperise. Ibrahim Rugova, Jusuf Buxhovi, Fehmi Agani, Bujar Bukoshi, Ali Aliu, Mehmet Kraja, Nekibe Kelmendi etj ishin ata zyrtare jugosllave, qe Enver Hoxha i denonconte si agjente te titoizmit dhe vegla te politikes jugosllave per te mbajtur Kosoven nen Jugosllavi. Ne librin Titistet, Enver Hoxha i denonconte kolaboracionistet kosovare me pushtetin jugosllav. Por Tito dhe me pas zyrtaret e tjere jugosllave qe e ndoqen deri me Milloshevicin, pushtetin ne Kosove e mbajten me kosovaret kolaboracioniste. Keta zyrtare te Lidhjes Komuniste te Jugosllavise, ndersa komunizmi ra ne Evrope, u lejuan nga UDB-ja qe te nisnin nje organizim rajonal per muslimanet e provinces autonome jugosllave te Kosoves. UDB-ja kishte frike qe ne Kosove do lindte nje levizje islamike e cila do e kthente Kosoven ne nje Bosnje. Apo pse jo edhe Afganistan, i cili do digjte Jugosllavine, sikur Afganistani shkaterroi Bashkimin Sovjetik.

Titistet shqiptare muslimane apo me sakte disa prej tyre, u rekrutuan si agjente jo vetem nga UDB-ja qe i kishte prodhuar por edhe nga agjentura italiane, Vatikani, Opus Dei me qellim qe LDK-ja te mos merrte permasa islamike.

Vatikani me mbeshtetjen e Milloshevicit arriti qe t’ia marr LDK-ne popullit te Kosoves. Sikur ka deshmuar edhe agjenti jugosllav Arben Xhaferri (qe u rekrutua nga UDB-a kur studionte ne Beograd ne 1968) perpara se te ngordhte, ne nje fjalim qe ka mbajtur ne Keshillin e Shen Egidios ne vitin 2007, qellimi i Vatikanit me shqiptaret qe nga koha e Rugoves e deri ne kohen e Xhaferrit, ishte fillimisht konvertimi i tyre kulturor per ne katolike, dhe me pas, do niste konvertimi masiv, sikur po synon tani Levizja e Decanit. Ne vitin 2007, sikur Xhaferri tregon, Vatikani kishte frike se nje fushate sikur ajo qe po ben Levizja e Decanit ne ditet e sotme do sillte lufte fetare.

Ne vitin 2011 kur Turqia i kerkoi Kosoves qe te rishkruhen tekstet e historise dhe te hiqeshin genjeshtrat qe thuheshin ne keto libra kunder Islamit dhe Turqise, Arben Xhaferri kercenoi Turqine duke thene se nese historia e shqiptareve do pastrohej nga mitet katolike sikur Skenderbeu, Tereza, dhuna turke, dhe do tregohej bashkeekzistenca me osmanet etj kjo do sillte:

“destabilizimin e menjëhershëm të shoqërisë shqiptare…Shqiptarët e krishterë do të reagonin menjëherë dhe natyrshëm kriza do të marrë përmasa të humbjes së besimit të ndërsjellë”

Opus Dei rekrutoi disa politikane kosovare si agjente. Nder ta spikaste, Ibrahim Rugova i cili i sponsorizuar nga Opus Dei ne vitin 1982 botoi librin:

Vepra e Bogdanit, 1675–1685 (Cuneus Prophetarum).

Ky liber i cili është një monografi për Pjetër Bogdanin synonte te rehabilitoj kriminelin e luftes, Pjeter Bogdan, i cili sebashku me gjeneralin austriak Pikolimin kryen masakra ne Kosove dhe Shkup ne 1689. Rehabilitimi i Bogdanit erdhi ne te njejten kohe qe Misioni i Nene Terezes hyri ne Kosove me ndihmen e Milloshevicit dhe miti i Skenderbeut, si hero katolik kunder Islamit, propagandohej haptaz nga agjentet katolik dhe jugosllav.

Vatikani e projektoi Rugoven si udheheqes te Kosoves sebashku me Milloshevicn, ashtu sikur edhe Ramiz Alia perdori Neritan Ceken ne Shqiperi qe te siguroheshin qe nuk do kishte permbysje te sistemit jugosllav, dhe projektoi komunistet sikur Sali Berisha, Gramoz Pashko etj qe te kryenin tranzicionin.

Deklaratat e Rugoves per “Kosova Republik” synonin qe Kosova te ishte republike e Jugosllavise dhe jo te shkeputej nga Jugosllavia. Si Vatikani, i cili deri me sot REFUZON qe ta njohi Kosoven e pavarur, ashtu edhe Jugosllavia, nuk donin qe Kosova ti bashkohej Shqiperise apo te shpallej e pavarur.

Historiani dhe agjenti britanik, James Petifer ne librin Kosovo Express shkruan e thote:

“Në Kosovë ishte e qartë se Millosheviqi e shihte Kishën Katolike si një forcë pozitive kundër shumicës myslimane—vetëm formalisht të tillë—në Kosovë, ku afërsisht një në dhjetë kosovarë ishte katolik. Ishte po aq e qartë se, megjithëse shumë shqiptarë katolikë, individualisht, ishin dhe kishin qenë gjithmonë patriotë të shquar—dhe vetë Nënë Tereza bënte pjesë plotësisht në këtë kategori—roli i Kishës do të bëhej politikisht i paqartë, nëse nuk ishte bërë tashmë i tillë.

Kjo çështje doli qartazi në hapësirën publike rreth një vit më vonë, kur Millosheviqi lejoi një organizatë që përdorte emrin e Nënë Terezës të hapte të vetmen OJQ të pavarur që kishte ekzistuar ndonjëherë në Kosovë përpara vitit 1999. Kjo organizatë ofronte ndihma humanitare dhe njëfarë asistence mjekësore për të varfrit nëpër fshatra. Vetë Nënë Tereza ishte rritur në një familje shqiptare fort nacionaliste, me rrënjë nga Kosova, në një fshat jashtë Shkupit. Kur ajo lindi, përpara Luftës së Parë Botërore, Shkupi—sot kryeqyteti i Maqedonisë—kishte qenë kryeqyteti i vilajetit osman të Kosovës, ndërsa babai i saj kishte qenë përkrahës aktiv i organizatës së Lidhjes së Prizrenit.

Në vitin 1996, Kisha Katolike—përmes një organizate të saj, të ashtuquajturit Fondi i Paqes i Sant’Egidio-s, me seli në Romë—ndërmjetësoi marrëveshjen katastrofike për arsimin ndërmjet Rugovës dhe Millosheviqit, e cila supozohej të rihapte arsimin në gjuhën shqipe në Kosovë. Ishte shumë e vështirë të zbulohej se çfarë po ndodhte në të vërtetë me lëvizjen katolike në Kosovë, atëherë ose më vonë. Shumica e katolikëve të Kosovës ishin po aq patriotë sa kushdo tjetër, por në nivelet më të larta, në Itali, Kisha kishte një agjendë të fortë private antimuslimane, e cila parapëlqente që Kosova të mbetej nën kontrollin serb, madje edhe me Millosheviqin në krye, sesa të krijohej ndonjë “shtet islamik” i ri.

Kjo pikëpamje përforcohej fuqishëm nga një numër politikanësh katolikë italianë të lidhur me Euroilin. Thuhej se disa priftërinj katolikë të Kosovës ishin anëtarë të organizatës së fshehtë dhe elitiste Opus Dei. Pas Luftës së Ftohtë, Islami kishte zëvendësuar komunizmin si objektivi kryesor i Opus Dei-t në politikën ndërkombëtare. Njerëzit e Nënë Terezës u ndaluan të flisnin me shtypin dhe, në përgjithësi, OJQ-ja u bë një krah ndihmës i Lidhjes Demokratike të Kosovës të Rugovës në shumicën e vendeve.

Puna kërkimore për filmin më tregoi se sa politikan i aftë ishte Millosheviqi, si në nivelin taktik, ashtu edhe në atë lokal, në manipulimin e pjesëve të ndryshme të Kishës Katolike, si dhe shkallën në të cilën LDK-ja, si “institucion”, mund të integrohej në sistemin komunist të “qeverisjes” së Kosovës; gjithashtu edhe në “marrëdhënien e tij të posaçme” me disa politikanë kryesorë italianë, e cila do të vazhdonte deri në periudhën e fushatës së bombardimeve të NATO-s.”

Pra cfare James Petifer tregon eshte qe:

1. Katoliket kosovare ishin patriote, por kleri ishte agjent i Vatikanit dhe jugosllav.
2. Vatikani dhe Milloshevici perdoren organizaten Nene Tereza, Fondet e Keshillit te Shen Egidios dhe levizjen masonike te Opus Deit per te marre nen kontroll LDK-ne.
3. Vatikani dhe Milloshevici i shikonin si armiq muslimanet e Kosoves dhe qe te dy palet koordinon luften kunder popullit te Kosoves.
4. Si per Vatikanin si per Milloshevicin, armiku ishte Islami.

Deshmite e agjentit dhe historianit britanik James Petifer na shpjegojne qe te kuptojme pse Islami sulmohet kaq eger ende sot e kesaj dite ne Kosove. Pse Shefqet Krasniqi futet ne burg kur kritikon Nene Terezen dhe ish-asetet e UDB-se qe nga Arben Xhaferi e deri te Halil Matoshi e kerkojne ne litar, por kur Anton Kqira mbeshtet Milloshevicin ne masakrat e tij, nuk e gjen asgje.

Arsyeja pse Vatikani nuk e njeh Kosoven si shtet dhe sebashku me BIA-n serbe, prodhojne lajme te rreme kunder Islamit dhe Turqise, sikur dokumenti “Top Sekret” tregon, deshmon qe linja e Vatikanit nga vitet 1980 e deri me sot, me Jugosllavine / apo Serbine / vazhdojne te mbeten njesoj.

Pra, edhe pse SHBA-te e ndane me dhune Kosoven nga Jugosllavia ne 1999, Vatikani dhe Serbia vazhdojne qe te punojne sikur ne kohen e Rugoves qe shqiptari musliman i Kosoves dhe Islami te mbahen te shtypur, perbuzur, share, burgosur dhe ne asnje menyre te mos lejohet qe muslimanet e Kosoves te kene pushtet.

Ashtu sikur Serbia beri ne vitin 1912 kur me tradhetine dhe idiotesine e Isa Boletinacit, Crna Ruka rekrutoi agjente kosovare kunder Islamit, Kosoves dhe Turqise, historia perserit vetveten edhe sot. Serbia dhe Vatikani gjejne me qindra idiote kosovare qe luftojne kunder njeri tjetrit per ti bere varrin Kosoves. Kur Armata e Tretë Serbe, e komanduar nga gjenerali Božidar Janković, pushtoi Prishtinen ne 22 tetor 1912, trupat e çetnikut Vojislav Tankosićit u priten me lule nga kosovaret qe prene ne bese osmanet, shqiptarine dhe Islamin.

NDANI KËTË POSTIM

1 thought on “Lidhja Demokratike e Kosoves u infiltrua nga UDB-ja dhe Kisha katolike kunder Islamit”

  1. Ky e shikon historinë, dhe i interpreton faktet sipas qefit të tijë të çastit. Historia është shkencë e nuk mund të prdoret për arsyet e tuaja politike apo fetare. Enver Hoxha si puna jota që ju e lavdëroni i detyrojë historianët e tij enverist të krijonin të tilla hamendësime e akuza pa fakte e pa emëra për armiqt e tij të hamendësuar si kundërshtarë politik pa marë të konsideratë kohën e ngjarje etj faktorë që shkenca e historisë i ka në konsideratë ku e shkruan atë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne