Situata është përshkallëzuar më tej mbrëmjen e sotme para Kryeministrisë, ku qytetarët kanë bllokuar edhe hyrjen kryesore të godinës.
Protestuesit janë vendosur përpara hyrjes, duke penguar gjithashtu daljen nga godina të kryeministrit Edi Rama, i cili sipas raportimeve nga vendngjarja, ndodhet në zyrën e tij.
Përballë qytetarëve është vendosur një kordon i forcave të Policisë së Shtetit, të cilat kanë krijuar një barrierë për të mbajtur protestuesit larg hyrjes së godinës.
Ndërkohë, protestuesit kanë vijuar me thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama, të përsëritura gjatë 94 ditëve të protestës.
“Edi Rama, o legen, gjithë Shqipëria të urren!”, “Edi Rama, dil në bulevard, atdheu është i yni, jo biznes privat!”, “Ramoviç, o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë!”, “Ju vidhni në spitale, ju vidhni në pensione, ju vidhni pa pikë turpi pilaf në jetimore!”, janë disa nga thirrjet te zyra e kreministrit./panorama

















