Europa nën “Paniku i dimrit”, rezervat e gazit në nivelin më të ulët në 13 vjet

Europa po i afrohet muajve të ftohtë me rezervat e gazit në nivelet më të ulëta të 13 viteve të fundit, duke shkaktuar atë që ekspertët e tregut e kanë cilësuar si “paniku i dimrit” mes tregtarëve të energjisë.

Rezervat e gazit të Bashkimit Europian ishin rreth 63% të mbushura në javën e fundit të gushtit, dukshëm nën mesataren prej rreth 80% që është regjistruar zakonisht në këtë periudhë të vitit.

Sipas ekspertit Greg Molnar, nëse ritmi aktual i mbushjes së rezervave vazhdon, BE-ja mund të hyjë në sezonin e ngrohjes me rreth 20% më pak gaz se mesatarja e pesë viteve të fundit, duke regjistruar nivelin më të ulët për këtë periudhë që nga viti 2013, raporton The Guardian.

“Rezervat e ulëta natyrshëm rrisin rrezikun e luhatjeve të forta të çmimeve gjatë dimrit”, tha Molnar. Situata mund të përkeqësohet nëse Europa përballet me periudha të gjata të ftohta ose me mungesë të erës, çka do të rriste konsumin e gazit për prodhimin e energjisë.

Britania e Madhe mund të jetë veçanërisht e ekspozuar ndaj luhatjeve të tregut, pasi është një nga konsumatorët më të mëdhenj të gazit në Europë, ndërsa kapacitetet e saj të magazinimit janë ndër më të ulëtat.

Zakonisht, Britania mbështetet te importet përmes gazsjellësve nga Europa ose te ngarkesat e gazit të lëngshëm natyror të transportuara me anije nga SHBA-ja dhe Lindja e Mesme./Panorama

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne