Del publikisht “Zajednica” e Komunave Katolike të Kosovës – PROJEKT DOKUMENT

“Bolje da te turčin muči, nego da te latin uči (Më mirë t’iu mundoj turku/muslimani, se t’iu mësoj latini/katoliku” – thënie popullore sërbe. 

Kjo analizë bazohet në letrën e autores Valentina Mirakaj drejtuar kësaj faqje me 20.05.2026, lidhur me artikullin e saj: “Mother Teresa City: Nisma që synon ta vendosë Kosovën në hartën botërore të pelegrinazhit dhe humanizmit”, të botuar me 13.05.2026 në portalin INA online, dhe me 15.05.2026 në gazetën “Bota Sot.” Autorja në letrën e saj ka kërkuar që ta shqyrtojmë botimin e artikullit në këtë faqe që po e shihni dhe lexoni, por meqenëse na i ka dërguar vetëm adresat e portaleve ku veç ishte botuar, i binte qe ne duhet ta kopjojmë nga ato. Megjithatë, për të njëjtin artikull dhe dokumentetin/posterin që e përmban, ofrojmë analizën.

Ne jemi ekspertë të transicionit në Evropën Qendrore dhe Lindore, sidomos të atij politik dhe ekonomik nga sistemi i socializmit vetqeverisës dhe trashëgimisë së shpërbërjes të përgjakshme të Jugosllavisë. I kuptuar sipas vullnetit të popujve dhe shteteve si kalim nga komunizmi për në demokraci dhe ekonomit të hapur të tregut, transicioni rishfaqi dhe u përcoll me praktikën e urrejtjeve kombëtare, religjioze, luftërave civile, spastrimit etnik, gjenocidit, dhe krimeve kundër njerëzimit. Derisa në pjesën më të madhe të ish-Jugosllavisë pasojat e këtij devijimi në transicion mbesin si konflikt i ngrirë, në Kosovë vazhdojnë përpjekjet dhe projektet për ringjalljen e urrejtjeve dhe luftës religjioze edhe pas 30 viteve. Projekti i ri më i fundit i kësaj lufte tani është publik dhe ka të bëjë me, siç e thekson dokumenti i bashkangjitur, ndërtimin e qytetit “Nënë Tereza” në Gjakovë, dhe krijimin e “Lidhjes së Komunave Katolike të Kosovës.”

Nuk e paskan emërtuar orgjinal në sërbisht “Zajednica” por e paskan përkthyer dhe përshtatur në shqip si “Lidhja e Komunave Katolike të Kosovës” si zëvendësim i “Zajednica Srpskih Opština” (Bashkësia e Komunave Sërbe). Nuk ka komuna katolike në Kosovë por komuna normale për të gjithë qyetarët e saj të çfarëdo kombi, race, feje, moshe, gjinie, profesioni dhe statusi shoqëror. “Lidhja e Komunave Katolike të Kosovës” është projekt i përbashkët sekret i Agjencisë Informative për Siguri (BIA) të Sërbisë dhe organizatës Opus Dei të Vatikanit. Lëvizjet për të ashtuquajturin kithim në fenë e të parëve si ajo e Deçanit, Banjskës, Graçanicës, Llapushnikut, Ranillugut, Parteshit, Zlloçinacit (Zllokuçanit) janë vetëm pjesë e gjenocidit të planifikuar katolik kundër kombit dhe legalizim i gjenocideve paraprake kundër shqiptarëve. Katolicizimi është ideologji e cila nuk guxon të ngatërrohet me asgjë kombëtare. Për shembull, pas sulmit terrorist në Banjskë me 24.09.2023, po të njëjtit organizatorë (qeveria e Republikës së Sërbisë dhe Agjencia e saj Informative për Siguri) brenda një muaj ose me 20-21.10.2023 e themeluan publikisht “Lëvizjen e Deçanit.” Manastiri i Banjskës ku kontrabandoheshin armë dhe shërbente si shtab për ndërmarrjen e aksioneve terroriste kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës dhe popullsisë shumicë, është kishë sikur ajo e Deçanit dhe lëvizjet ekstremiste religjioze si “Lëvizja e Deçanit.” “Lidhja e Komunave Katolike të Kosovës” është vazhdimësi e projektit “Zajednica Srpskih Opština”, për sabotim dhe luftë kundër shtetit dhe popullit të Kosovës. Jo për rastësi, sa herë dështon ose hasë në vështirësi një projekt destruktiv i kishës ortodokse serbe, menjëherë aktivizohet formacioni rezervë i saj ose kisha katolike e Kosovës. Formimi i grupit ekstremist “Lëvizja e Deçanit” nuk ka mundur të ndodhë për më tepër se 30 vite të transicionit, por nodhi vetëm pas 3 javëve kur ndodhi sulmi terrorist në Banjskë. Asociacioni (Bashkësia/Lidhja) e Komunave Sërbe me kompetenca ekzekutive u rrezikua pasi dështoj sulmi terrorist në Banjskë, kështu që në vend të tij aktivizohet formacioni rezervë i kishës ortodokse serbe, respektivisht kisha katolike e Kosovës me projektin e ngjashëm “Lidhja e Komunave Katolike të Kosovës”, me qëllimin e njëjtë – sabotimi, sulmi kundër rendit kushtetues, dhe në fund gjenocidi kundër popullsisë shumicë të Kosovës. Çdo herë kur ngecin ose nuk realizohen si duhet projektet destruktive të kishës serbe, aktivizohet kisha shqiptare për t’i vazhduar. Kthimi në të ashtuquajturën fenë e të parëve nuk ndodhë në kurrfarë bazash vullnetare dhe individuale por vetëm kur t’i teket regjimit dhe kishës sërbe, e jo kur don ti. Lëvizja e Deçanit si grup ekstremist nuk u themelua kur deshën ekstremistët shqiptarë, por pasi dështoj plani për ndarjen e Kosovës përmes sulmit terrorist në Banjskë. Lidhja e Komunave Katolike të Kosovës është lansuar vetëm pasi shteti i Kosovës e shtriu sovranitetin në veri. Kështu funksionon kjo koincidencë me koordinim automatik, ku çdo gjë duhet ta filloj kisha sërbe, e ta vazhdoj kisha katolike.

Skandali i prokurorit special të Lëvizjes së Deçanit, Bekim Kodraliu

Bakim Kodraliu ka qenë prokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, prej nga është avancuar në prokuror të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK). Posa e kishte marrë detyrën, ai i kishte ngritur aktakuzë mësuesit të gjuhës angleze Muhamet Hajredinaj për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes, për shkak se e kishte hequr famurin kuq e zi nga shkolla dhe e kishte hedhur në shportë të mbeturinave. Gjykata e kishte lirurar nga aktakuza. A e dini pse nuk ka mundur ta dënoj gjykata? Sepse, flamuri kuq e zi është i një shteti tjetër dhe në shtetin e Kosovës nuk paraqet asgjë. Kuptohet se nuk është vepër penale përdorimi privat i një flamuri të shtetit tjetër siç është ai Shqipërisë, por në institucionet shtetërore dhe publike çdo herë mund ta largoni. A e dini pse? Sepse, gjykata duhet të funksionoj në bazë të ligjeve shtetërore, e jo me supozimet e ndonjë identiteti të një shteti tjetër dhe përkatësisë religjioze. Edhe më skandaloz është rasti i peokurorit special të Lëvizjes së Deçanit, Bekim Kodraliu, për Fatmir Shehollin dhe dokumentin e kinse Agjencisë Informative të Sërbisë për Siguri, publikisht të emërtuar si “Top Sekret”. Aq “Top Sekret” është dokumenti “Top Publik” i shërbimit sekret sërb, sa që nuk ka datë, vulë, stemë, nënshkrim, dhe mbi të gjitha, i shkruar me shkronja latine dhe gabime të patolerueshme drejtshkrimore që nuk do të merrnin notë kaluese në hartimin e shkollës fillore nga gjuha sërbo-kroate. Kaq profesionist qenka shërbimi sërb i inteligjencës sipas prokurorit të Lëvizjes së Deçanit, Bekim Kodraliu.

Sa për informim, kudo që e shihni flamurin e Shqipërisë nëpër institucionet e Republikës së Kosovës mund ta largoni dhe PSRK-ja bashk me gjykatën nuk kanë çka u bëjnë. Cili është flamuri kombëtar i sërbëve? Nëse nuk e dini, sërbët e Kroacisë e kanë flamurin e vet, e po ashtu edhe sërbët e Bosnjë-Hercegovinës e kanë flamurin e tyre, i cili është i ndryshëm nga flamuri i shtetit të Sërbisë. Po kështu, edhe Kosova e ka flamurin e vet për qytetarët e saj, i cili është i ndryshëm nga flamuri i Shqipërisë ose një shteti tjetër.

Nisma për ndërtimin e qytetit të Nënë Terezës në Gjakovë nuk ka të bëjë asgjë me diçka shtetërore dhe kombëtare. Vet Nënë Tereza nuk ka ditur shqip, dhe kjo tregon më së miri për identitetin e saj kombëtar, e cila jetën ia ka kushtuar përhapjes së katolicizmit në Indi. Nëse e keni harruar përkufizimin, domëthënien dhe praktikën nga ky shkrim më lartë, po ua përkujtojmë edhe një herë – katolicizmi është ideologji e cila nuk ka të bëjë me diçka kombëtare dhe shtetërore.

Këto janë anët e errëta të transicionit, të filluara me gjenocidin në Bosnjë në fillim të viteve 1990-ta, dhe që po synohet të vazhdohen në fillim të viteve 2020-ta ose pas tri decenieve në Kosovë. Ideatorët, arkitektët, dhe zbatuesit mbesin të njëjtë ose janë një./

Institute for Economic Policy

Research and Analyses

(INEPRA)

 

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne