Mbi të ashtuquajturin Shtet Bektashi.

Alfred Cako

 

Kjo ide ka kohë që qarkullon, siç duket e frymëzuar nga sionistët e AIPAC (Komiteti i Marrëdhënieve Publike Izraelito-Amerikane) në SHBA. Dihet që Rama, si një kosmopolit, i korruptuar dhe mbështetës i politikave të jashtme me ndikim në botë, siç është sionizmi, e njoftoi nga Uashingtoni synimin për krijimin e Shtetit Bektashi.

Kjo gjëmë e padëgjuar ra si rrufe në qiell të hapur për shqiptarët besimtarë që i përkasin të gjithë spektrit të besimeve fetare që rrjedhin nga Abrahami.

Ajo u pa e tillë edhe nga besimtarët në Zot që nuk janë praktikues të asnjë feje, ateistët ose çdo grup shumë i vogël që mund të praktikojë fe jo-abrahamike, por që bashkohen me të gjithë të tjerët në shtet, atdhe e komb.

Çfarë do të thotë kjo, kujt i shërben kjo përçarje fetare mes besimtarëve dhe të tjerëve në Shqipëri?

Po sikur pas kësaj edhe myslimanët të kërkojnë shtete sipas Haxhi Qamilit, katolikët — të cilët kanë pasur momente personale ndikimi ku kanë kërkuar një shtet të veçantë, etj. — ortodoksët e bregdetit që me disa të mefshtë kanë kërkuar helmimet e Himarës, etj., synime këto që u zhdukën në kohën e komunizmit ku të katër komunitetet u integruan kulturisht e gjuhësisht rreth gjuhës standarde zyrtare, patën martesa të përziera pa asnjë dallim fetar apo krahinor, dhe këto u bënë bërthama e identitetit kombëtar modern.

Po sikur fantazmat e Republikës së Korçës të ringjalleshin në këtë kohë me tensione, për shkak të dështimit të Ramës për të lënë detyrën?!

KM Rama është i papërgjegjshëm dhe i kapur nga interesi sionist në Shqipëri, i cili duket se po shtyn këtë agjendë përçarëse të paalteruar.

Kështu që ky projekt është një projekt kriminal kundër shqiptarëve, ashtu si shumë veprime të tjera të papërgjegjshme të Kryeministrit Rama, i kapur në petkun e të huajve që punojnë për interesat e tyre në ndërtimin e “Sl Re Cartagena”, i cili do të dështojë.

Uroj që këtë mesazh timin, si një individ me prejardhje bektashiane, ta dëgjojë edhe Baba Mondi, në mënyrë që të tërhiqet nga çdo ndikim dhe presion.

Bektashinjtë kanë qenë një nga motorët e fuqishëm të ideve të veprave të Rilindjes që bashkuan të gjithë shqiptarët rreth etnisë së tyre të përbashkët.

Kryegjyshata duhet të mbetet dhe do të mbetet e shqiptarëve.

Çdo përpjekje për të ushtruar presion mbi të, qoftë nga rrethet iraniane apo shërbimet sioniste, do të dështojë.

Bektashinjtë do të jenë gjithmonë një nga shtyllat e kombit tonë të lashtë dhe një melem kundër përçarjes.

Nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë ndarje fetare me shtete të ndara mes shqiptarëve, veçanërisht sepse brenda Shqipërisë, çdo zonë përfshin një spektër fetar pakicash të vogla të përziera.

Shteti bektashi dhe shtetet fetare janë shkatërrimi i Shqipërisë!

Ajo që i bashkon të gjithë shqiptarët është shteti i përbashkët laik, streha që mundëson ekzistencën tonë.

Mjafton vetëm kjo përpjekje kriminale e Ramës që ai të largohet nga zyra e Kryeministrit si tradhtar.

Feja e shqiptarit është shqiptaria!

Komb, Fe, Atdhe!

Shqipëria e shqiptarëve!

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne