Shqipëria nis javën me mot të qëndrueshëm dhe kryesisht të kthjellët.
Shqipëria do të vijojë të ndikohet gjatë ditës së sotme nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas parashikimit të motit, në të gjithë territorin do të mbizotërojë mot i kthjellët, me orë të gjata me diell.
Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era pritet të fitojë intensitet, duke arritur deri në 12 m/s.
Në det, valëzimi parashikohet të jetë i forcës 2–3 ballë.