Terrorizmi izraelit po përkeqësohet sepse udhëheqësit perëndimorë janë frikacakë dhe hipokritë

Robert Inlakesh 

Terrorizmi izraelit po përkeqësohet sepse udhëheqësit perëndimorë janë frikacakë dhe hipokritë. Fuqitë perëndimore e dënojnë dhunën e kolonëve izraelitë ndërsa njëkohësisht e mundësojnë atë, duke ekspozuar një standard të dyfishtë që ka normalizuar pandëshkueshmërinë e “Izraelit”. Terrorizmi izraelit kundër civilëve në të gjithë Bregun Perëndimor të okupuar ka nxitur së fundmi dënime nga udhëheqja perëndimore – kjo retorikë e caktë hijezohet nga veprimet e tyre, të cilat udhëhiqen nga një refuzim frikacak për t’i rezistuar lobit cionist.

Dënimet dhe deklaratat e shqetësimit janë lëshuar së fundmi nga zyrtarë të SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së po ashtu, në atë që në shikim të parë duket si një kundërshtim ndaj dhunës dhe ekspansionizmit të kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor të okupuar. Në realitet, ajo që po dëshmojmë është vazhdimi i një tradite dekadash me deklarata të zbrazëta që shërbejnë për të ruajtur fytyrën, duke u shtirur sikur vetë kolonët janë ndonjë element i shkëputur që mund të gjykohet pavarësisht nga pjesa tjetër e projektit cionist.

Në realitet, zgjerimi i vendbanimeve është një projekt i regjimit, ashtu siç është edhe vetë dhuna e kolonëve. Forcat e armatosura cioniste bashkëpunojnë ngushtë me kolonët, deri në pikën ku njësi ushtarake të tilla si ‘Kufiri i Shkretëtirës’ (Desert Frontier) janë krijuar për të integruar milicitë e kolonëve në forcat e okupimit.

Edhe sikur lëvizja e kolonëve të ishte e ndarë nga vetë regjimi – siç pëlqejnë të shtiren udhëheqësit e BE-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së në mënyrë që të vazhdojnë ta paraqesin veten si të aftë për të kritikuar izraelitët – autoriteteve në “Tel Aviv” u është dhënë dorë e lirë, në vend të një rezistence kuptimplplotë që do t’i shtynte ata të kufizonin projektin agresiv të kolonëve.

Lëvizjet që po bëhen në kryeqytetet perëndimore përfaqësojnë të kundërtën e saktë të një opozite të vërtetë ndaj dhunës koloniale dhe ekspansionizmit të kolonëve. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka refuzuar të vendosë pasojat mbi regjimin cionist për vrasjet e 11 qytetarëve amerikanë nga duart e kolonëve.

Përkundrazi, lëvizja e tij e fundit ka qenë shpallja e “Palestine Action” si organizatë terroriste. Kjo do të thotë se si Uashingtoni ashtu edhe Londra e kanë cilësuar këtë grup aktivistësh si të tillë. Ky nuk është një grup që angazhohet në veptime të armatosura; ai nuk synon objektiva që janë nëselekstueshme për sigurinë e SHBA-së apo Mbretërisë së Bashkuar, e as nuk ka vrarë ndonjë njeri. “Palestine Action” është ndaluar për “krimin” e organizimit të aksioneve kundër fabrikave të armëve që furnizojnë përbërës për armët e përdorura për të kryer gjenocid.

Mjaft interesant është fakti se lajmi për shtimin e “Palestine Action” në listën e terrorit të SHBA-së erdhi së bashku me një deklaratë nga Uashingtoni se po hiqte Sirinë nga Lista e Shteteve Sponsore të Terrorizmit. Mbani parasysh se Presidenti Trump ka pranuar aktivisht se njeriu – të cilin ai pretendon se e vendosi në pushtet – ishte më parë i lidhur me al-Kaedën. Në fakt, Hay’at Tahrir al-Sham (HTS), e cila tani është partia në pushtet në Damask, është një riemërtim i krahut sirian të al-Kaedës, i njohur më parë si Jabhat al-Nusra. HTS nuk konsiderohet më një grup terrorist nga SHBA-ja, sipas deklaratës së saj të fundit.

Kjo në vetvete tregon se sa jo seriozisht e merr udhëheqja perëndimore çështjen e terrorizmit. E thënë thjesht, terrorizëm është kundërshtimi i projektit kolonial-kolonizues cionist. Mund të garantohet me një shkallë sigurie se nëse Presidenti sirian Ahmad al-Sharaa do të fillonte papritur të merrte masa kundër izraelitëve në Sirinë jugore, ose të mbështeste fraksionet e Rezistencës Palestineze, do të pasonin menjëherë sanksione dhe ndalime. Por sepse administrata e tij ka nënshkruar një “mekanizëm të përbashkët fuzioni” për të koordinuar me inteligjencën izraelite, ish-fytyra e al-Kaedës në Siri mirëpritet në të gjithë Evropën, takohet me zyrtarë britanikë dhe pritet me krahë hapur në Shtëpinë e Bardhë.

Klasa politike e Perëndimit kolektiv është marrëzisht e korruptuar dhe ka kaluar gati tre vjet duke bërë apologji si marionetë për një regjim që po kryen një gjenocid aktiv kundër popullit të Gazës. Asnjë veprim me vlerë nuk është marrë kurrë. Edhe institucionet perëndimore si FIFA dhe Eurovizion, së bashku me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC), janë treguar tepër frikacake për të përjashtuar izraelitët, pavarësisht se si FIFA ashtu edhe IOC morën masa për të pezulluar Rusinë për shkak të luftës në Ukrainë.

Krahasoni kërcënimet e fundit nga Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu për të nisur goditje me precizion mbi objektivat në Gazë sepse u gjetën balona ose drakonë (drakona letre) afër barrierës ndarëse, duke detyruar fëmijët të mos shijojnë më një pasion të zakonshëm për fëmijët palestinezë në territorin e rrethuar. Shumica e njerëzve e kanë konsideruar këtë si një skandal të padëgjuar, duke tallur vetë premisën e nisjes së sulmeve ajrore për shkak të drakonëve të letrës që fluturojnë fëmijët.

E megjithatë, izraelitët u morën seriozisht kur, në vitin 2018, filluan të ankoheshin për “balona terrori” dhe “drakonë terrori” që të rinjtë e Gazës u lidhnin sende në flakë, si hakmarrje për të shtënat masive të kryera kundër protestuesve të paarmatosur gjatë Marshimit të Madh të Kthimit. Mund të duket pothuajse komike që izraelitët u ankuan për këtë dhe që fjalët terror dhe balonë u kombinuan në një fjali serioze, megjithatë udhëheqja perëndimore adoptoi po të njëjtën gjuhë.

Merrni, për shembull, shpalljen e krahut me politik të Hamasit si ‘organizatë terroriste’ në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2021. Në arsyetimin e tyre pse vendosën të ndalonin krahun politik – pasi Brigadat Qassam kishin kohë që ishin në listën e tyre – shembulli më i hollësishëm që cituan ishte përdorimi i këtyre balonave. Po, balonat u përdorën si shembulli më i rëndësishëm pse Hamasi u cilësua si “grup terrorist” në Mbretërinë e Bashkuar.

Standardet e dyfishta janë aq të dukshme saqë e kalojnë çdo besueshmëri. Në fund të fundit, është frikësimi i plotë ai që e inkurajon regjimin cionist të bëjë çfarë të dojë, kurdo që të dojë. Këto qeveri dhe institucione perëndimore i kanë lejuar izraelitët të erodojnë rendin ndërkombëtar të pas-Luftës së Dytë Botërore, kanë shkatërruar konceptet e të drejtave të njeriut dhe të drejtës ndërkombëtare, si dhe kanë normalizuar gjenocidin, duke injoruar madje edhe ligjin e tyre të brendshëm, duke rrezikuar popullsinë e tyre dhe duke dëmtuar luftën kundër terrorizmit të vërtetë.

Ata i bëjnë gjykatat ndërkombëtare të pafuqishme dhe marrin masa për t’i ndëshkuar ato sepse bëjnë punën e tyre; ata qëndrojnë anash dhe lavdërojnë entitetin cionist së bashku me aleatët e tij në Uashington si një trup alternativ ndaj Kombeve të Bashkuara për të marrë kontrollin e Rripit të Gazës. Kufijtë ndërkombëtarë dhe sovraniteti kombëtar nuk duan të thonë më asgjë; ambasadat nuk janë më zona të ndaluara për sulme ajrore; dhe gazetarët mund të ekzekutohen masivisht pa asnjë kundërshtim.

Një botë që është kthyer tëpërmbarë, e gjitha kjo vetëm që një regjim i vogël kolonial-kolonizues, kulti i të cilit me ndjekës etno-supremacistë dhe psikopatë narcisistë të mund të bëjë të veten në çdo hap. Pas të gjitha këtyre, ata kthehen dhe shtiren sikur deklaratat e tyre tërësisht të zbrazëta për dhunën e kolonëve na nënkuptojnë diçka. Në shumë mënyra, do të ishte më mirë sikur thjesht të mbyllnin gojën. Asnjë nga dhunat që ata pretendojnë se e dënojnë, pa bërë kurrë asgjë konkrete për ta ndaluar atë, nuk do të ishte e mundur nëse do të kishin marrë masa për ta ndaluar./mayadeen

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne