Zari i Vatikanit, Tritan Shehu mbron Izraelin dhe sulmon shaiptaret

Tritan Shehu

Izraeli e hebrejt nuk e rrezikojne Shqipërinë-Shqipërinë e shkatërrojnë “mafia dhe mafiozët”, qe regjimi u ka dorëzuar vendin.

Ky është realiteti ynë, i cili nuk mund të maskohet duke krijuar “armiq” surrealë!
Krimi i organizuar, trafiqet dhe korrupsioni janë rreziqet reale për Shqipërinë.
Ato janë “brejtësit” e demokracisë, mirëqenies dhe integrimit europian të shqiptarëve.
E theksoj këtë sepse herë pas here lexoj “përfundime” të gabuara e keqdashëse, qe synojnë të maskojnë realitetin, te largojne vëmendjen nga kercenimet reale mbi ne.
Disa prej tyre janë të mbushura dhe me doza të qëllimshme antisemitizmi!
Izraeli është një vend demokratik, mik, partner, mbështetës i Shqipërisë e Kosovës.
Populli hebre është një popull me vlera të mëdha, mbi të cilin janë ushtruar krime monstruoze, por qe ka mundur te mbijetoje, gje per te cilen edhe ne shqiptaret jemi krenare per kontributin modest.
Një histori kjo që në shumë aspekte ngjan me tonën, duke na afruar!
Armiku i Shqipërisë dhe i shqiptarëve është narkoshteti i instaluar, jane krimi, trafiqet, që kontrollojnë institucionet, pasuritë e vendit, deformojne demokracine.
“Mafia” dhe regjimi nëpërmjet trukimeve, përpiqen ta devijojnë vëmendjen dhe t’i drejtojnë shigjetat e reagimit publik drejt objektivave të rremë.
E bëjnë këtë për të fshehur të vërtetën, shkakun e rrënimit të vendit, ruajtur pushtetin.
Te tjere behen pjese e ketyre “intrigave” per interesat e tyre politike, te pa perputheshme ato, me tonat.
Por kjo nuk vazhdon gjatë, sepse tabloja është e qartë, lehtësisht e lexueshme.
Në thelb të saj qëndron regjimi i korruptuar i Tiranes, i lidhur dhe i dominuar nga krimi i organizuar, shqiptar apo ndërkombëtar ai.
Ky pa emra dallues e te pervetshem shtetesh a popujsh…
Krimi është fenomeni më “internacionalist” që ekziston, së bashku me komunizmin.
—P.S. Me fjalën “mafia” nënkuptoj krimin e organizuar dhe jo mafien klasike./fb

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne