Home KRYESORE GJOI NË ÇIÇILI… Nga Sinan Kërpaçi

GJOI NË ÇIÇILI… Nga Sinan Kërpaçi

Sa gjoi në Çiçili unë dola:
e ndeza fjalën në diell,
bokërimë më bokërimë pas të ndoqa.

Ndalova të vura flakën
pa e kursyer dhe veten
deri sa u bëmë zjarr ne të dy

dhe s’e lamë një shteg për “mardhëm”.

Bëmë zjarr me zemër lisi
sa flaka kaloi majën Çiçili.

Çiçili,
me një gërmadhë kujtimesh pas më merr
atje ku dielli del t’i them “gjuan”.

Share: