Ci sono date che non restano confinate al calendario. Ci sono date che entrano a far parte della storia di due Paesi, della memoria di due popoli e del destino di migliaia di individui. L’8 agosto 1991 è una di queste.
Quel giorno, le coste di Bari si riempirono di migliaia di albanesi. Circa 20.000 persone erano giunte in Italia, spinte da un sogno semplice e al contempo grande: vivere una vita migliore, nella libertà e nella democrazia.
Tuttavia, ad accoglierli c’era un’Italia alle prese con un esodo senza precedenti e con la decisione del governo centrale di rimpatriarli. Al centro di questo scontro politico e umano si trovava il sindaco di Bari, Enrico Dalfino. Egli scelse di non vedere soltanto migliaia di migranti. Scelse di vedere degli esseri umani.
«Sono esseri umani. Non possono essere abbandonati.»
Questa fu la posizione che mise Dalfino in rotta di collisione con il governo centrale italiano. Una scelta che comportò un prezzo politico, ma che al contempo lo trasformò in un simbolo dell’umanità e dell’ospitalità di Bari. Persino l’allora Presidente della Repubblica Italiana, Francesco Cossiga, lo criticò e lo insultò pubblicamente per quella presa di posizione. Ma il tempo avrebbe emesso il suo verdetto. Oggi, a Bari, nessuno ricorda Cossiga per quello scontro; Enrico Dalfino, invece, è ricordato, e l’8 agosto viene commemorato ogni anno.
Il Comune di Bari gli ha dedicato una sala e un busto: testimonianza di una storia in cui la politica si confrontò con l’umanità e in cui un sindaco scelse di difendere la dignità delle persone giunte nella sua città.
Ed è stato proprio in occasione di questo anniversario che una troupe televisiva di ABC News Albania si è recata a Bari per seguire le cerimonie e gli eventi commemorativi di questa giornata storica, e per cercare la risposta a una domanda che, a distanza di 35 anni, rimane profondamente umana:
Cosa ha vissuto la famiglia di Enrico Dalfino in quei giorni in cui lui decise di non abbandonare il sogno di migliaia di albanesi?
Per la prima volta dopo 35 anni, sua figlia Lidia Dalfino – dirigente presso il Policlinico di Bari – ha deciso di raccontarsi. In un’intervista esclusiva per il programma “Tutte Le Strade Portano a Roma”, ripercorre i giorni difficili affrontati dal padre: le pressioni politiche, lo scontro con il potere e le conseguenze subite dopo aver scelto di stare al fianco degli albanesi.
Tuttavia, la storia di Enrico Dalfino non si esaurisce tra le mura del Comune di Bari; prosegue nella sua casa e all’interno della sua famiglia. Vive nei ricordi di chi ha vissuto in prima persona quel periodo straordinario: Anna Dalfino. Pianista e moglie di Enrico fino alla sua scomparsa nel 1994, è stata lei a toccare con mano le pressioni subite dal marito. Conosceva Enrico al di là dei ruoli di politico o sindaco: come marito, padre ed essere umano. Oggi, a 35 anni dagli eventi che hanno trasformato il legame tra Bari e il popolo albanese, anche Anna Dalfino rilascia un’intervista esclusiva alla nostra emittente.
È una storia familiare rimasta finora lontana dai riflettori, una testimonianza che ci porta oltre la politica. Perché dietro la figura del sindaco c’erano un padre, un marito, un uomo che pagò a caro prezzo le proprie convinzioni.
Dalfino fu destituito, si ammalò e morì prematuramente. Ma ciò che non poteva morire era il suo messaggio.
“Sono persone.”
Due parole che oggi assumono un significato ancora più profondo. A distanza di 35 anni, infatti, molti degli albanesi sbarcati sulle coste di Bari non sono più i profughi di quel mese di agosto: sono famiglie, sono professionisti, sono cittadini. Sono parte integrante della città. La comunità albanese di Bari si è inserita con dignità nella vita di questo storico centro, costruendo un solido ponte tra Albania e Italia. E forse questa è la risposta più bella che la storia abbia dato a quel mese di agosto del 1991. Una storia iniziata con una nave carica di speranza e proseguita grazie a una città che scelse di vedere le persone prima ancora dei migranti.
Bari e l’Albania. Due sponde dell’Adriatico. Una storia fatta di dolore, speranza, solidarietà e integrazione. Una storia in cui un politico scelse di mettere al centro l’essere umano. E in cui, a 35 anni di distanza, la memoria ha deciso chi ricordare.
Enrico Dalfino. In occasione dell’anniversario dell’8 agosto 1991, il programma “Tutte le Strade Portano a Roma” dedica una puntata speciale a questa figura politica e umana, a questa storia straordinaria e alla comunità albanese di Bari.
Il programma ospita testimonianze e racconti esclusivi di Ana e Lidia Dalfino, oltre che dei suoi collaboratori nella Bari di oggi, città dove il ricordo di quei giorni è ancora vivo. Una puntata dedicata a un uomo che scelse di non abbandonare le persone. Una puntata sull’8 agosto 1991. Un ponte tra le due sponde dell’Adriatico.
8 GUSHTI 1991 – KUR BARI THA: “JANË PERSONA”
Ka data që nuk mbeten vetëm në kalendar.
Ka data që bëhen pjesë e historisë së dy vendeve, e kujtesës së dy popujve dhe e fatit të mijëra njerëzve. 8 gushti i vitit 1991 është një prej tyre.
Atë ditë, brigjet e Barit u mbushën me mijëra shqiptarë. Rreth 20 mijë njerëz kishin zbritur në Itali, të shtyrë nga një ëndërr e thjeshtë dhe e madhe njëkohësisht: të jetonin më mirë, në liri dhe në demokraci.
Por përballë tyre ishte një Itali që po përballej me një eksod të paprecedentë dhe me vendimin e qeverisë qendrore për t’i kthyer pas. Në mes të kësaj përplasjeje politike dhe njerëzore ishte kryetari i Bashkisë së Barit, Enrico Dalfino. Ai zgjodhi të mos shihte vetëm mijëra emigrantë. Zgjodhi të shihte njerëz.
“Janë persona. Nuk mund të braktisen.”
Ishte qëndrimi që e vendosi Dalfino-n përballë pushtetit qendror italian. Një qëndrim që i kushtoi politikisht, por që e shndërroi atë në një simbol të humanizmit dhe mikpritjes së Barit. Madje edhe Presidenti i atëhershëm i Republikës Italiane, Francesco Cossiga, e kritikoi dhe e fyeu publikisht për qëndrimin e tij. Por koha do të bënte zgjedhjen e saj. Sot, në Bari, askush nuk e kujton Cossigën për atë përplasje. Ndërsa Enrico Dalfino kujtohet. 8 gushti përkujtohet çdo vit.
Bashkia e Barit i ka kushtuar një sallë dhe një bust figurës së tij, si dëshmi e një historie ku politika u përball me humanizmin dhe ku një kryetar bashkie vendosi të mbronte dinjitetin e njerëzve që kishin mbërritur në qytetin e tij.
Dhe pikërisht në këtë përvjetor, një trupë e televizionit ABC News Albania ishte në Bari për të ndjekur nga afër ceremonitë dhe aktivitetet në kujtim të kësaj dite historike. Por edhe për të kërkuar përgjigjen e një pyetjeje që pas 35 vitesh mbetet po aq njerëzore:
Çfarë përjetoi familja e Enrico Dalfino-s në ato ditë kur ai vendosi të mos braktiste ëndrrën e mijëra shqiptarëve?
Për herë të parë pas 35 vitesh, vajza e tij, Lidia Dalfino, drejtuese në Policlinico di Bari, vendosi të flasë. Në një intervistë ekskluzive per emisionin “Të gjitha Rrugët të Çojnë në Romë” ajo rrëfen ditët e vështira të babait të saj. Presionin politik. Përplasjen me pushtetin. Pasojat që ai përjetoi pas vendimit për të qëndruar në krah të shqiptarëve.
Por historia e Enrico Dalfino-s nuk përfundon në zyrat e Bashkisë së Barit. Ajo vazhdon në shtëpinë e tij. Në familjen e tij. Në kujtimet e gruas që e jetoi nga afër atë periudhë të jashtëzakonshme. Anna Dalfino. Pianiste dhe bashkëshortja e Enrico Dalfino-s deri në ndarjen e tij nga jeta në vitin 1994. Ajo ishte gruaja që pa nga afër presionin që përjetoi bashkëshorti i saj. Gruaja që e njohu Enrico-n përtej politikanit. Përtej kryetarit të Bashkisë. Si bashkëshort. Si baba. Si njeri. Dhe sot, pas 35 vitesh nga ajo ngjarje që ndryshoi marrëdhënien mes Barit dhe shqiptarëve, edhe Anna Dalfino jep një intervistë ekskluzive për televizionin tonë.
Një histori familjare që deri tani kishte mbetur larg kamerave. Një dëshmi që na çon përtej politikës. Sepse pas figurës së kryetarit të bashkisë ishte një baba, një bashkëshort, një njeri që pagoi një çmim të lartë për bindjen e tij.
Dalfino u shkarkua, u sëmur dhe u nda nga jeta në një moshë të re. Por ajo që nuk mundi të vdiste ishte mesazhi i tij.
“Janë persona.”
Tre fjalë që sot marrin një kuptim edhe më të madh. Sepse 35 vite më pas, shumë prej atyre shqiptarëve që zbritën në brigjet e Barit nuk janë më refugjatët e atij gushti. Janë familje. Janë profesionistë. Janë qytetarë. Janë pjesë e qytetit. Komuniteti shqiptar i Barit është integruar në mënyrë dinjitoze në jetën e këtij qyteti historik, duke krijuar një urë të fortë mes Shqipërisë dhe Italisë. Dhe ndoshta kjo është përgjigjja më e bukur që historia i ka dhënë atij gushti të vitit 1991. Një histori që nisi me një anije të mbushur me shpresë dhe vazhdoi me një qytet që zgjodhi të shihte njerëzit përpara se të shihte emigrantët.
Bari dhe Shqipëria. Dy brigje të Adriatikut. Një histori dhimbjeje, shprese, solidariteti dhe integrimi. Një histori ku një politikan zgjodhi njeriun. Dhe ku, 35 vite më vonë, kujtesa ka vendosur se kë duhet të mbajë mend.
Enrico Dalfino. Këtij përvjetori të 8 gushtit 1991, emisioni “Të gjitha Rrugët të Çojnë në Romë” i kushton një puntatë të veçantë kësaj figure politike dhe humane, kësaj historie të jashtëzakonshme dhe komunitetit shqiptar të Barit.
Me dëshmi ekskluzive, me rrëfime eksluzive te Ana dhe Lidia Dalfino, por edhe te bashkepunetoreve te tij nga Bari i sotëm, aty ku kujtimi i atyre ditëve vazhdon të jetojë.
Një puntatë për një njeri që zgjodhi të mos i braktiste njerëzit. Një puntatë për 8 gushtin 1991. Një urë mes dy brigjeve të Adriatikut.

































