AKTUALITET /

Zbarkuan të armatosur në hotelin e Bedinajt, “SWAT Security”, kompania që siguron bizneset e Luan Muçës

“SWAT Security” është në pronësi të Mandrit Lleshajt dhe ka si objekt të aktivitetit sigurimin e ambienteve publike dhe private, mbrojtjen e personave, instalimin e sistemeve të vëzhgimit dhe kontrollit të aksesit, si dhe shërbime të tjera të lidhura me sigurinë.

Shkruar nga Versus
Zbarkuan të armatosur në hotelin e Bedinajt, “SWAT
Luan Muca/ SWAT Security

Më shumë se 15 persona të armatosur kanë shoqëruar sot biznesmenin Luan Muça, pronar i “Delta”, gjatë mbërritjes në hotelin “Regina” në Vlorë, në pronësi të Vasil Bedinajt.

Bëhet fjalë për punonjës të shoqërisë private të sigurisë “SWAT Security”, e cila, sipas të dhënave të kompanisë, ofron shërbime sigurie për aktivitetet e Muçës.

“SWAT Security” është në pronësi të Mandrit Lleshajt dhe ka si objekt të aktivitetit sigurimin e ambienteve publike dhe private, mbrojtjen e personave, instalimin e sistemeve të vëzhgimit dhe kontrollit të aksesit, si dhe shërbime të tjera të lidhura me sigurinë.

Sipas të dhënave të bëra publike, kompania mbulon sigurinë në aktivitetet e biznesmenit Luan Muça.

Kjo ka bërë që në ngjarjen e sotme në hotelin e Vasil Bedinajt të jenë të pranishëm një numër i konsiderueshëm punonjësish të armatosur të sigurisë private.

Ngjarja në hotel është shoqëruar me tensione dhe përplasje, ndërsa sipas pretendimeve të Vasil Bedinajt, atij i është kërkuar një shumë prej 5 milionë euro.

Rrethanat e plota të konfliktit dhe roli i personave të përfshirë po hetohen nga autoritetet.

Pas largimit nga hoteli, një automjet me disa prej personave të grupit u përplas në zonën e Peshkëpisë, ku dy persona mbetën të plagosur. Mes tyre raportohet edhe Luan Muça, ndërsa në automjet është gjetur një armë zjarri./Versus.al

Poll