
Një tokë në Palasë dyshohet se ishte shkaku që përplasi ditën e djeshme (3 shtator) dy biznesmenët Vasil Bedinaj dhe Luan Muça të cilët pretendojnë se kanë pronësinë.
Vasil Bedinaj pronari i hotel “Regina Palm Resort” aty ku nisi edhe përplasja me armë, duket se ka gati edhe projektin e tij në tokën në Palasë, e cila u kthye në mollë sherri për dy biznesmenët.
Mësohet se 3 ditë më parë, projekti i quajtur 'Regina Palasë' është reklamuar në faqen zyrtare të 'Regina Construction' para përballjes me armë të palëve Bedinaj-Muça.
"Mos mendo, investo për të ardhmen - Palasë Resort"-thuhet bashkangjitur pamjeve se si do të duket projekti i ri.

Edhe dy javë më parë në faqen 'Regina Construction' njoftoi për një projekt të ri në Palasë. Në tokën ku të dyja palët pretendojnë të drejta pronësie edhe pronari i 'Delta Group' ka planet e një ndërtimi.
View this post on Instagram

