AKTUALITET /

Aksident i dyfishtë në rrugën Fier-Shegan-Kuçovë, trajleri përplaset me 2 automjete. Një nga drejtueset dërgohet me urgjencë në spital

Një prej automjeteve, që drejtohej nga një e re, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë tensioni.

Shkruar nga Versus

Aksident i dyfishtë në rrugën Fier-Shegan-Kuçovë,

Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje në aksin nacional Fier-Shegan-Kuçovë, ku janë përfshirë disa automjete.

Sipas informacioneve paraprake, një trajler dyshohet se ka shkaktuar një përplasje me disa mjete. Një prej automjeteve, që drejtohej nga një e re, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë tensioni.

E reja është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Lushnjës për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë, një automjet tjetër, tip “Audi”, ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Dinamika e plotë e aksidentit mbetet ende e paqartë. Nuk dihet nëse përplasja mes automjeteve ka ardhur si pasojë e ndonjë manovre të trajlerit.

Pas ngjarjes, drejtuesi i trajlerit dyshohet se është larguar nga vendi i aksidentit. Policia ka nisur kërkimet për lokalizimin e tij, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësive.

Priten të dhëna të tjera nga policia lidhur me gjendjen e të resë dhe dinamikën e plotë të aksidentit.

Poll