
Një 53-vjeçar është arrestuar nga Policia e Himarës, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër pas një konflikti për motive të dobëta.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bunec, ku është vënë në pranga shtetasi F. L., 53 vjeç, banues në këtë zonë.
Sipas policisë, pas një konflikti me shtetasin M. D., 53-vjeçari dyshohet se ka nxjerrë një pistoletë dhe ka qëlluar në ajër.
Gjatë ndërhyrjes, policia ka sekuestruar armën e zjarrit, krehërin e saj dhe një sasi fishekësh, të cilat do t’i nënshtrohen ekspertimit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Vlorës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

