AKTUALITET /

'Kam lidhje në Kadastër', kush është 58-vjeçarja që u zhvati mbi 100 mijë euro

Pas marrjes së parave, dyshohet se ajo dhe Sara Ndoja i pajisnin qytetarët me dokumente të falsifikuara.

Shkruar nga Versus

'Kam lidhje në Kadastër', kush është

Një 58-vjeçare është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se, në bashkëpunim me një 27-vjeçare, ka mashtruar disa qytetarë lidhur me çështjet e pronësisë, duke u marrë shuma tw majme mbi 100 mijë euro.

Sipas Policisë, Suzana Doda u premtonte qytetarëve se do të ndërhynte pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për zgjidhjen e problemeve të tyre me pronat.

Pas marrjes së parave, dyshohet se ajo dhe Sara Ndoja i pajisnin qytetarët me dokumente të falsifikuara.

Suzana Doda është arrestuar, ndërsa për 27-vjeçaren Sara Ndoja ka nisur hetimi në gjendje të lirë.

Gjatë kontrolleve, Policia ka sekuestruar një shumë parash në euro, që dyshohet se është përfituar nga aktiviteti kriminal, disa certifikata të dyshuara të falsifikuara dhe dy telefona celularë./Versus.al

 

Poll