POLITIKË /

“Prania Besnike” / Rama për nismën e re të PS: Pa kamera e pa tesër partie, çdo shqetësim do të adresohet

Shkruar nga Versus
“Prania Besnike” / Rama për nismën e re të PS: Pa
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e nismës së Partisë Socialiste, “Prania Besnike”, e cila do të zhvillohet çdo të premte në orën 17:00, në njësi të ndryshme administrative në të gjithë vendin.

Në një postim në Facebook, Rama shpjegon se nisma do të funksionojë si një hapësirë neutrale, ku qytetarët mund të paraqesin shqetësimet, ankesat dhe kërkesat e tyre, pa kamera dhe pa teser partie.

Sipas kryeministrit, takimet nuk do të jenë mbledhje politike, por dëgjesa individuale, gjatë të cilave shqetësimet e qytetarëve do të mbahen shënim dhe do t’u adresohen zyrtarisht institucioneve përkatëse përmes deputetëve.

Rama thekson se “Prania Besnike” nuk premton zgjidhjen e problemeve, por synon që çdo kërkesë të adresohet dhe qytetari të marrë një përgjigje.

Postimi i plotë:

SOT NË 17.00 ka nisur në të gjithë Shqipërinë PRANIA BESNIKE e Partisë Socialiste, e cila do të zhvillohet çdo të premte, në të njëjtën orë dhe të njëjtin vend, GJITHNJË TË PREMTEN NË ORËN 17.00.

Çdo njësi administrative e Shqipërisë zonë urbane sipas brenda qyteteve më të mëdha, do të ketë PRANINË e vet BESNIKE një të premte në muaj.

PRANIA BESNIKE është vend neutral. Hyhet PA KAMERA dhe PA TESËR PARTIE.

NUK ËSHTË MBLEDHJE PO DËGJESË INDIVIDUALE e hallit, ankesës, kërkesës.

MBAN SHËNIM, adreson institucionet zyrzarisht përmes deputetit dhe sigurohet që qytetari merr përgjigje. 

Nuk premton zgjidhje, po zotohet se asgjë nuk do të mbetet pa u adresuar dhe askush pa marrë përgjigjen që i takon me ligj e me zakon.

PRANIA BESNIKE të dëgjon dhe BESA të thotë më kontrollo./Versus.al

Tags:

edi rama

Poll