AKTUALITET /

Digjet banesa në Fier, gruaja pëson djegie të rënda. Familja prej 4 anëtarësh apel për ndihmë

Familjarët, të cilët ndodhen në vështirësi ekonomike, u bëjnë apel institucioneve dhe qytetarëve për ndihmë, në mënyrë që të përballojnë situatën dhe të sigurojnë një strehim.

Shkruar nga Versus

Digjet banesa në Fier, gruaja pëson djegie të rënda. Familja

Një banesë është shkrumbuar nga flakët mesditën e kësaj të premteje në lagjen “Sheq i Madh” në Fier.

Zjarri ka rënë rreth orës 11:00, ndërsa banorët kanë njoftuar menjëherë zjarrfikëset. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe kanë parandaluar përhapjen e zjarrit në banesat e tjera pranë.

Gjatë përpjekjeve për të shpëtuar shtëpinë, gruaja ka pësuar djegie të rënda. Ajo është dërguar në Spitalin Rajonal të Fierit dhe, për shkak të gjendjes, pritet të transportohet në Tiranë për trajtim të specializuar.

Zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, duke lënë familjen prej katër anëtarësh pa strehë.

Familjarët, të cilët ndodhen në vështirësi ekonomike, u bëjnë apel institucioneve dhe qytetarëve për ndihmë, në mënyrë që të përballojnë situatën dhe të sigurojnë një strehim.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.

Poll