
Një aksident rrugor është shënuar mesditën e kësaj të premteje në Lushnjë, në rrugën që të çon drejt stadiumit, pranë bizneseve mbi kanal.
Tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin gjatë një tentative parakalimi. Dyshohet se drejtuesit e mjeteve nuk i kanë hapur krahun njëri-tjetrit, duke shkaktuar përplasjen.
Përplasja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në automjete, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe dokumentimin e pasojave./Versus.al

