BOTA /

VIDEO/ U bllokua në shina, kamioni përplaset me trenin në Poloni, shpëtojnë mrekullisht pasagjerët

Sipas kompanisë shtetërore të hekurudhave polake, një kalimtar i është drejtuar shoferit, duke e nxitur të thyente barrierën dhe të largohej nga shinat.

Shkruar nga Versus

  VIDEO/ U bllokua në shina, kamioni përplaset me trenin në Poloni,  

Një tren pasagjerësh është përplasur me një rimorkio kamioni gjatë kalimit në stacionin hekurudhor në Poloni, ndërsa momenti i aksidentit është regjistruar nga kamerat e mbikëqyrjes.

Ngjarja ka ndodhur të enjten, më 3 shtator. Pamjet tregojnë kamionin duke kaluar mbi shina në momentin kur barrierat e kalimit hekurudhor po uleshin.

Automjeti ka ndaluar dhe ka mbetur i bllokuar mbi shina. Sipas kompanisë shtetërore të hekurudhave polake, një kalimtar i është drejtuar shoferit, duke e nxitur të thyente barrierën dhe të largohej nga shinat.

Vetëm pak çaste më vonë, treni i pasagjerëve ka mbërritur në kalim dhe është përplasur ballë për ballë me rimorkion.

Sipas Linjave Hekurudhore Polake, drejtuesi i kamionit nuk ka pësuar dëmtime, ndërsa drejtuesi i trenit është transportuar në spital për kontroll mjekësor, por nuk ka marrë plagë të rënda.

Fatmirësisht, asnjë nga pasagjerët e trenit nuk është lënduar.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e aksidentit, ndërsa pamjet e kamerave kanë dokumentuar të gjithë momentin e përplasjes./Versus.al

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by la Repubblica (@larepubblica)

Poll