AKTUALITET /

U emërua ministre Shëndetësie, Spahiu: Shumë mirënjohëse për besimin

Ajo ka falënderuar gjithashtu Evis Salën për punën dhe kontributin e saj gjatë drejtimit të institucionit.

Shkruar nga Versus

U emërua ministre Shëndetësie, Spahiu: Shumë

Kryeministri Edi Rama ka propozuar sot Klodiana Spahiun për të marrë drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, duke pasuar Evis Salën.

Pas njoftimit, Spahiu ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shpreh mirënjohjen për besimin e kryeministrit dhe thotë se e pret me përgjegjësi të reja detyrën në krye të ministrisë.

Ajo ka falënderuar gjithashtu Evis Salën për punën dhe kontributin e saj gjatë drejtimit të institucionit.

Spahiu nuk ka lënë pa përmendur as mesazhet e shumta të urimit që ka marrë pas propozimit, duke iu përgjigjur të gjithë atyre që e kanë uruar me një falënderim publik.

“Së pari, falënderim për Kryeministrin Edi Rama për besimin e dhënë në propozimin si Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Shumë mirënjohëse dhe me dëshirën e madhe për të çuar përpara çdo angazhim.

Falënderim për Profesore Evis Sala, për gjithë punën e bërë dhe kontributin e dhënë në këtë Ministri.

Një falënderim edhe për të gjithë ata që më kanë dërguar mesazhe pa fund urimi, miq e të njohur dhe shumë miq të tjerë virtualë. Në pamundësi për t’ju kthyer të gjithëve përgjigje, ju them vetëm: FALEMINDERIT NGA ZEMRA!”, shkruan Spahiu./Versus.al

Poll