AKTUALITET /

Tiranë, shfrytëzonin apartamente me qira për prostitucion, arrestohen 3 gra, mes tyre dy braziliane

Sipas policisë, njëra prej brazilianeve, 46 vjeçe, dyshohet se shfrytëzonte një 21-vjeçare për ushtrimin e prostitucionit në një apartament të marrë me qira

Shkruar nga Versus

Tiranë, shfrytëzonin apartamente me qira për prostitucion,

Tre gra janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ushtronin prostitucion në apartamente të marra me qira dhe e reklamonin aktivitetin përmes rrjeteve sociale.

Në pranga kanë rënë dy shtetase braziliane dhe një shtetase kolumbiane. Sipas policisë, njëra prej brazilianeve, 46 vjeçe, dyshohet se shfrytëzonte një 21-vjeçare për ushtrimin e prostitucionit në një apartament të marrë me qira.

Gjatë kontrollit në banesë, policia sekuestroi 6 telefona celularë, të cilët dyshohet se përdoreshin në kuadër të aktivitetit të paligjshëm. Sipas hetimeve, shërbimet seksuale reklamoheshin edhe në rrjetet sociale.

E arrestuara tjetër është një 23-vjeçare me origjinë kolumbiane, e cila dyshohet se ushtronte prostitucion në një tjetër banesë të marrë me qira në Tiranë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të aktivitetit dhe personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë./Versus.al

Poll