Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Një viktimë dhe 4 të plagosur nga aksidenti në autostradën Levan-Tepelenë, “Audi” dhe “Benz”-i nuk manovruan dot, u përplasën "kokë më kokë"

Shkruar nga Newsbomb
Një viktimë dhe 4 të plagosur nga aksidenti në
Pamje nga venndgjarja, aksidenti në autostradën Levan-Tepelenë

Detaje të reja kanë dalë në pah nga aksidenti i ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Levan-Tepelenë ku bëhet me dije se një person ka humbur jetën dhe 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Përplasja mes dy automjeteve “Audi” dhe “Benz” ka rezultuar fatale për drejtuesin e mjetit të parë, i cili mësohet se ka humbur jetën. Viktima është transportuar drejt morgut, ndërsa të plagosurit janë dërguar me urgjencë për të marrë mjekimin e nevojshëm në spital. Fatmirësisht raportohet se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit tragjik. Ndërsa deri më tani dyshohet se shkaku kryesor i këtij aksidenti ka qenë shpejtësia e lartë, e cila e ka bërë të pamundur manovrimin e mjeteve që janë përplasur me njëra-tjetrën duke lënë pas një viktimë dhe katër të plagosur.

Në lidhje me aksidentin tragjik të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Levan-Tepelenë” ka reaguar dhe policia, e cila bën me dije se personi që ka humbur jetën është shtetasi D. B., 55 vjeç.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, shtetasi G. M., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përfshirë në një aksident rrugor me një automjet tip “Audi”, me drejtues shtetasin D. B., 55 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit tip “Audi”, shtetasi D. B., ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi G. M., si dhe tre pasagjerët që ndodheshin në automjetin tip “Audi”, janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese