
Dy persona të shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura janë arrestuar nga Policia e Shkodrës.
Operacioni është zhvilluar në kuadër të kontrolleve të vazhdueshme për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, ndërsa efektivët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër kanë vepruar mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative.
Në pranga kanë rënë:
A. B., 28 vjeç, banues në Shkodër;
S. B., 25 vjeç, banues në fshatin Zagorë.
Sipas Policisë, dy shtetasit ishin shpallur në kërkim për veprimtari kriminale që lidhet me kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.
Materialet për rastin i janë referuar organeve kompetente për veprime të mëtejshme procedurale./Versus.al

