AKTUALITET /

14 të shoqëruar dalin sot para Gjykatës penale, protestuesit kërkojnë lirimin e tyre

Protestuesit kanë paralajmëruar se do të kërkojnë lirimin e personave të arrestuar, ndërsa kanë përsëritur kërkesat e tyre, teksa protesta po i afrohet ditës së 100-të.

Shkruar nga Versus

14 të shoqëruar dalin sot para Gjykatës penale, protestuesit

Protestuesit kanë nisur ditën e 97-të të revoltës duke u mbledhur para Gjykatës Penale, në mbështetje të personave të arrestuar pas protestës së mbrëmshme.

Tubimi është zhvilluar për shkak të tensioneve dhe përplasjeve me policinë para Kryeministrisë, ku disa protestues u shoqëruan dhe u arrestuan. Për të arrestuarit pritet të caktohet sot masa e sigurisë.

Protestuesit kanë paralajmëruar se do të kërkojnë lirimin e personave të arrestuar, ndërsa kanë përsëritur kërkesat e tyre, teksa protesta po i afrohet ditës së 100-të.

Kërkesa kryesore e tyre vijon të jetë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë.

Ndërkohë, protesta pritet të vijojë edhe mbrëmjen e sotme. Qytetarët do të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej”, nga ku do të marshojnë drejt Kryeministrisë. Pas fjalimeve, marshimi do të vijojë në rrugët e kryeqytetit.

Protesta e mbrëmshme shënoi ditën e 96-të të mobilizimit. Qytetarët u mblodhën fillimisht para Kryeministrisë dhe më pas marshuan në disa prej rrugëve të Tiranës, duke mbajtur flamuj kombëtarë dhe flakadanë.

“Rama në burg, Berisha në burg”, “Ju erdhi fundi” dhe “Shqipëri e Re” ishin ndër thirrjet e përsëritura gjatë protestës.

Poll