AKTUALITET /

Aksion blic në burgun e Durrësit/ Gjenden 5 celularë në sektorin e ish-zyrtarëve, pajisjet i kalojnë SPAK-ut për ekspertizë

Shkruar nga Versus

Aksion blic në burgun e Durrësit/ Gjenden 5 celularë në

Në orët e para të mëngjesit të sotëm janë kryer kontrolle në burgun e Durrësit, ku janë zbuluar pesë telefona celularë në sektorin ku mbahen disa ish-zyrtarë, mes tyre edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, sipas raportimit të gazetares Anila Hoxha.

Kontrolli është zhvilluar nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ndërsa ende nuk është përcaktuar se cilit prej të burgosurve në këtë sektor u përkasin pajisjet e gjetura.

Pesë celularët i janë dorëzuar SPAK-ut përmes BKH-së, ku do t’i nënshtrohen ekspertizës. Përmes saj pritet të përcaktohet pronësia e pajisjeve dhe të verifikohet mënyra se si kanë hyrë në ambientet e burgut.

Hetimet do të shtrihen edhe mbi mundësinë që celularët të jenë përdorur gjatë qëndrimit në burg, ndërsa vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.Vijon...

Poll