
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar lirimin e 14 protestuesve të arrestuar pas protestës së së martës para Kryeministrisë.
Për 14 të arrestuarit, organi i akuzës ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “detyrim për paraqitje”, si dhe ndalimin e qëndrimit për një kohë të gjatë para Komisariateve nr. 1, 2 dhe 3 në Tiranë.
Nga ana tjetër, protestuesit kanë kërkuar që arrestimi i tyre të shpallet i paligjshëm dhe të mos caktohet ndaj tyre asnjë masë sigurie.
14 personat u arrestuan pas përplasjeve me policinë gjatë protestës së së martës, e 94-ta në radhën e tubimeve të zhvilluara para Kryeministrisë. Tre protestues të tjerë u proceduan penalisht në gjendje të lirë.
Të arrestuarit, të moshave 28 deri në 50 vjeç, u prangosën pasi protestuesit bllokuan hyrje-daljet e Kryeministrisë, ndërsa brenda godinës ndodhej kryeministri Edi Rama.
Sipas të dhënave, gjatë protestës pati edhe përplasje fizike mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.
Tashmë pritet vendimi i Gjykatës së Tiranës për masat e sigurisë ndaj 14 protestuesve./Versus.al

