
Përplasja mes Joz Markut dhe Edi Kuçit vijon të shkaktojë reagime të shumta në rrjetet sociale, edhe pas publikimit të videos së konfliktit, e cila u shpërnda gjerësisht online.
Në pamjet e publikuara, Edi Kuçi shfaqej duke u përfshirë në një debat fizik me Joz Markun dhe disa persona të tjerë. Videoja tërhoqi menjëherë vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale dhe u shoqërua me komente të shumta.
Së fundmi, një tjetër zhvillim ka marrë vëmendjen e publikut. Bëhet fjalë për një postim të bërë nga babai i Edi Kuçit, i cili ka publikuar një fotografi të një tatuazhi në trupin e të birit.
Në tatuazh shkruhet: “Hakmarrja nuk ka datë skadence”, një mesazh që është interpretuar në rrjet si një reagim i familjes pas përplasjes së bërë publike./Versus.al


