POLITIKË /

Mori vizën amerikane, Berisha niset drejt SHBA-së: Vendi i madh i lirisë do të mbështesë shqiptarët

Kreu i PD-së e lidhi udhëtimin me zhvillimet politike në Shqipëri dhe me përpjekjet e opozitës për të denoncuar atë që e konsideron si një regjim autoritar të qeverisë së Edi Ramës

Shkruar nga Versus

Mori vizën amerikane, Berisha niset drejt SHBA-së: Vendi i madh i

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku më 9 dhe 10 shtator do të zhvillojë takime në Dallas të Teksasit.

Para nisjes, Berisha e cilësoi vizitën si një udhëtim me rëndësi të veçantë për Shqipërinë, ndërsa shprehu bindjen se SHBA-ja do të mbështesë shqiptarët në përpjekjet e tyre politike.

“Dhe unë kam shumë kënaqësi që sot nisem për në Shtetet e Bashkuara, po me atë bindje si në mars të vitit 1991. Se vendi i madh i lirisë do mbështesë Shqipërinë dhe shqiptarët në përpjekjen e tyre për t’u çliruar nga diktatura autoritare e bazuar në drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve të Edi Ramës, regjimit të narkoshtetit”, deklaroi Berisha.

Kreu i PD-së e lidhi udhëtimin me zhvillimet politike në Shqipëri dhe me përpjekjet e opozitës për të denoncuar atë që e konsideron si një regjim autoritar të qeverisë së Edi Ramës.

Berisha pritet të zhvillojë takime në Dallas gjatë qëndrimit të tij në SHBA, në një vizitë që vjen në një periudhë të tensionuar politike në Shqipëri./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll