AKTUALITET /

"Njoh te Kadastra"/ Mashtruan qytetarët me çështjet e pronave duke përfituar mbi 100 mijë euro, arrestohet 58-vjeçarja

Në kuadër të operacionit u vu në pranga shtetasja S. D., 58 vjeçe, ndërsa për bashkëpunëtoren e saj të dyshuar, S. N., 27 vjeçe, nisi procedimi penal në gjendje të lirë.

Shkruar nga Versus

"Njoh te Kadastra"/ Mashtruan qytetarët me çështjet e

Një 58-vjeçare është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se, në bashkëpunim me një 27-vjeçare, ka mashtruar qytetarë të ndryshëm duke u premtuar zgjidhjen e çështjeve pronësore përmes ndërhyrjeve në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK).

Sipas policisë, dy të dyshuarat kanë përfituar mbi 100 mijë euro nga kjo veprimtari, duke pretenduar se kishin njohje dhe kontakte në ASHK dhe se mund të ndërhynin për zgjidhjen e problemeve me pronat. Për të përforcuar pretendimet e tyre, ato dyshohet se kanë pajisur qytetarët edhe me dokumente të falsifikuara.

Në kuadër të operacionit u vu në pranga shtetasja S. D., 58 vjeçe, ndërsa për bashkëpunëtoren e saj të dyshuar, S. N., 27 vjeçe, nisi procedimi penal në gjendje të lirë.

Gjatë veprimeve policore u sekuestruan një shumë parash në euro, që dyshohet se është përfituar nga aktiviteti kriminal, disa certifikata të dyshuara të falsifikuara dhe dy telefona celularë.

Nën drejtimin e Prokurorisë, hetimet vijojnë për dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve, si dhe për përcaktimin e plotë të rolit të dy të dyshuarave.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore”./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll