
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të premteje zonën e bypass-it të Himarës, ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi.
Era e fortë ka favorizuar përhapjen e zjarrit, duke e çuar atë në drejtim të zonave të banuara dhe duke krijuar rrezik për disa banesa që ndodhen pranë vatrës.
Në vendngjarje janë angazhuar një numër i konsiderueshëm forcash zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme.
Nga zjarri është përfshirë një sipërfaqe e konsiderueshme, ndërsa në përpjekje për të ndihmuar në përballimin e situatës janë angazhuar edhe banorë të zonës.
Autoritetet vijojnë ndërhyrjen për vënien nën kontroll të flakëve, ndërsa situata mbetet problematike për shkak të erës së fortë dhe afërsisë me banesat./Versus.al
View this post on Instagram

